Page 81 - Demo
P. 81
Tabela 1 Tretshmëria e hidroksideve të grupit IIA në 250CPërbërja Tretshmëria në mol për 100 g ujë në 250C Mg(OH)2 0,20 × 10–4Ca(OH)2 15,3 × 10–4Sr(OH)2 33,7 × 10–4Ba(OH)2 150 × 10–4Tabela 2 Tretshmëria e sulfateve të grupit II në 250CPërbërja Tretshmëria në mol për 100 g ujë në 250C MgSO4 3600 × 10–4CaSO4 11 × 10–4SrSO4 0,62 × 10–4BaSO4 0,009 × 10–4Tabela 3 Tretshmëria e kromateve të grupit II në 250CPërbërja Tretshmëria në mol për 100 g ujë në 250C MgCrO4 8500 × 10–4CaCrO4 870 × 10–4SrCrO4 5,9 × 10–4BaCrO4 0,011 × 10–41 a) Në tabelën 3, tretshmëria është shprehur në mol për 100 g ujë dhe jo në gram për 100 g ujë. Pse?b) Si mendoni, pse tretshmëria e kromateve në grupin IIA paraqitet më e ulët se ajo e sulfateve?c) Te karbonatet e grupit IIA nuk vihet re një rënie aq e butë e tretshmërisë si te sulfatet dhe kromatet. Pse ndodh kjo? (Udhëzim: Kujtoni përmasat relative të anioneve të tyre.)PYETJE DHE DETYRACa(OH)2(uj) + CO2(g) → CaCO3(ng) + H2O(l)Hidroksidi i stronciumit dhe hidroksidi i bariumit treten lehtë në ujë, duke formuar kështu tretësira alkaline (bazike) të forta.Prirjet e tretshmërisë së hidroksideve dhe sulfateve të grupit IIADuke zbritur brenda grupit IIA, vihet re një rritje graduale e tretshmërisë së hidroksideve të metaleve (tabela 1 dhe figura 1). E kundërta ndodh me sulfatet, tretshmëria e të cilave vjen duke u ulur kur kalojmë nga lart-poshtë, brenda grupit (tabela 2 dhe figura 2). Pse ndodh kjo?Tretshmëria e hidroksideveMgCaSrBashumë i tretshëm pak i tretshëmpak i tretshëm shumë i tretshëmTretshmëria e sulfateveFig. 2 Prirjet e tretshmërisë në grupin IIAPër të analizuar ndryshimet e entalpisë që ndodhin gjatë tretjes së një substance jonike, mund të përdorni ciklin e energjisë. Tretshmëria përcaktohet nga raporti midis dy ndryshimeve energjetike.• Energjia e rrjetës kristaline: sa më e madhe dhe negative të jetë energjia e rrjetës, aq më e vështirë është të ndahet kristali në jone dhe këto të kalojnë në tretësirë.• Entalpia e hidratimit të joneve kur ato kalojnë në tretësirë: sa më e madhe dhe negative të jetë entalpia e hidratimit, aq më lehtë kalojnë jonet në tretësirë.Te këto ndryshime energjetike ndikon përmasa e jonit të metalit të grupit IIA, M2+. Duke kaluar nga lart-poshtë, brenda grupit, madhësia e joneve të metaleve rritet; kjo bën që vlerat e energjisë së rrjetës dhe entalpisë së hidratimit të zvogëlohen dhe të jenë më pak negative. Ndërkohë, te hidroksidet dhe sulfatet raporti midis këtyre dy prirjeve “funksionon” ndryshe. Te hidroksidet, ndryshimi i entalpisë së hidratimit është mbizotërues krahasuar me ndryshimin e energjisë së rrjetës kur kalojmë nga lart-poshtë, brenda grupit. Kjo do të thotë se tretshmëria e hidroksideve rritet ndërsa zbresim përgjatë grupit. Te sulfatet, ndryshimi i entalpisë së hidratimit është më pak mbizotërues krahasuar me ndryshimin e energjisë së rrjetës kur kalojmë nga lart-poshtë, brenda grupit. Kjo do të thotë se tretshmëria e tyre ulet ndërsa zbresim përgjatë grupit. Ky dallim midis raporteve të ndryshimit të energjisë së rrjetës dhe entalpisë së hidratimit shpjegohet me faktin se te sulfatet, entalpia e rrjetës priret drejt rritjes, për shkak se një jon 2+ (M2+) tërheq një jon 2- (SO42-). Duke qenë se tërheqja midis këtyre joneve me dy ngarkesa është shumë e fortë, energjia e rrjetës është faktori mbizotërues te sulfatet. Te hidroksidet, joni OH– ka 734.3 Reaksionet e përbërjeve të metaleve të grupit IIA

