Page 82 - Demo
P. 82


                                    Fig. 3 Nga burimi Perie (Perrier) në Francë del ujë i gazuar. Poshtë këtij burimi gjenden shkëmbinj me përbërje guri gëlqeror, të cilët janë në kontakt me shkëmbinjtë e nxehtë vullkanikë. Këta të fundit bëjnë që CaCO3 e gurit gëlqeror të shpërbëhet duke formuar CO2që gazon ujin e burimit.KONCEPTE KYÇEHidroksidet, karbonatet, nitratet dhe sulfatet e metaleve të grupit IIA shpërbëhen në okside duke i nxehur.2. a) Parashikoni çfarë ndodh kur disa copa të vogla stronciumi hidhen në ujë të ftohtë.b) Shkruani barazimin kimik për reaksionin që ndodh, duke shtuar në të edhe simbolet për gjendjen fizike.3. Shpjegoni çfarë ndodh kur mbi oksidin e bariumit hidhet me pika ujë i ftohtë (me tepricë). 4. Shkruani barazimet kimike për reaksionet e mëposhtme:a) oksid magnezi me acid sulfurik të holluar;b) hidroksid bariumi me acid klorhidrik të holluar;c) tretësirë hidroksid stronciumi me dioksid karboni.PYETJE DHE DETYRA vetëm një ngarkesë, kështu që faktori i energjisë së rrjetës është më pak i rëndësishëm.E njëjta prirje shfaqet edhe tek anionet e tjera. Si përfundim mund të themi se prirjet e përgjithshme të tretshmërisë brenda grupit IIA paraqiten si më poshtë:• Anionet me një ngarkesë të vetme (si OH–) japin kripëra, tretshmëria e të cilave vjen duke u rritur ndërsa zbresim brenda grupit.• Anionet me ngarkesë të dyfishtë (si SO42-) japin kripëra, tretshmëria e të cilave vjen duke u ulur kur zbresim brenda grupit.Reaksionet e oksideve dhe hidroksideve të grupit IIA me acideTë gjitha oksidet dhe hidroksidet e metaleve të grupit IIA veprojnë me acidin klorhidrik dhe acidin nitrik të holluar, duke formuar kripëra, për shembull:MgO(ng) + 2HCl(uj) → MgCl2(uj) + H2O(l)Ca(OH)2(ng) + 2HNO3(uj)→ Ca(NO3)2(uj) + 2H2O(l)Oksidet dhe hidroksidet e magnezit veprojnë gjithashtu me acidin sulfurik të holluar, duke formuar tretësirë të sulfatit të magnezit. Ndërsa oksidet e kalciumit, stronciumit dhe bariumit formojnë një shtresë të patretshme të sulfatit të tyre, e cila ndikon në ngadalësimin dhe më pas ndalimin e reaksionit.Oksidet dhe hidroksidet e metaleve, si ato të grupit IIA, të cilat veprojnë me acide për të formuar kripëra quhen bazike. Gjatë reaksioneve, jonet oksid dhe hidroksid veprojnë si baza, duke pranuar jone H+ (protone) nga acidet:2H+(uj) + O2-(ng) → H2O(l)H+(uj) + OH-(ng)→ H2O(l)Oksidet (si BeO), të cilat shfaqin si veti acide, ashtu edhe veti bazike, janë quajtur amfotere.Shpërbërja termike e përbërjeve të metaleve të grupit IIAMe përjashtim të karbonatit të stronciumit dhe karbonatit të bariumit, hidroksidet, karbonatet dhe nitratet e metaleve të grupit IIA shpërbëhen duke i nxehur në flakën e llambës me gaz (afërsisht 9000C). Si rezultat përftohen një oksid jonik metalik i ngurtë dhe një oksid molekular jometalik i gaztë.Hidroksidet shpërbëhen duke formuar oksid metali dhe avuj uji, për shembull:Ca(OH)2(ng) → CaO(ng) + H2O(g)Karbonatet shpërbëhen duke formuar oksid metali dhe dioksid karboni. Për shpërbërjen e SrCO3 dhe BaCO3 nevojitet nxehtësi shumë e madhe: MgCO3(ng) → MgO(ng) +CO2(g)Nitratet shpërbëhen duke formuar oksid metali, tym në ngjyrë kafe të dioksidit të azotit dhe oksigjen: Ba(NO3)2(ng) → BaO(ng) + 2NO2(g) +1/2O2(g)Sulfatet kërkojnë nxehtësi më të madhe për t’u shpërbërë: SrSO4(ng) → SrO(ng) + SO3(g)74Grupi IIA Metalet alkalino-tokësore
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86