Page 83 - Demo
P. 83


                                    Mg2+Mg2+Ba2+CO32–Joni Mg2+ është i vogël dhe ka një dendësi ngarkese të lartë. Ai e shformon CO32–, duke e bërë më pak të qëndrueshëm.Joni Ba2+ është më i madh dhe ka një dendësi ngarkese më të ulët. Ai e shformon më pak jonin CO32–.Fig. 4 Efekti shformues i joneve të grupit II mbi jonin CO32−Përhapja e metaleve alkalino-tokësore5. Në botë, shumë shkëmbinj kanë përbërje guri gëlqeror (karbonat kalciumi). Çfarë tregon kjo për temperaturën e këtyre shkëmbinjvegjatë procesit të formimit të Tokës?6. Ç’masë e ngurtë përftohet nga shpërbërja termike e 13,0 gnitrat bariumi anhidër?PYETJE DHE DETYRAPrirjet e qëndrueshmërisë termike të karbonatevedhe nitrateve të grupit IIAKur kalojmë nga lart-poshtë, brenda grupit IIA, qëndrueshmëria termike e karbonateve të metaleve vjen duke u rritur. MgCO3, i cili ndodhet në krye të grupit, shpërbëhet lehtësisht kur nxehet në flakën e llambës me gaz në 900oC, ndërsa BaCO3 (në fund të grupit) është i qëndrueshëm në këtë temperaturë. CaCO3 dhe SrCO3 priren të kenë qëndrueshmërinë më të madhe. Pse?Kjo ndodh për shkak të shformimit (polarizimit) të jonit CO32− nga joni metalik. Joni karbonat CO32– është shumë i madh, ndërsa joni Mg2+ është shumë i vogël (figura 4). Joni Mg2+ me dendësi të lartë të ngarkesës, polarizon më shumë jonin CO32−, duke e shformuar atë dhe duke e bërë më pak të qëndrueshëm. Kështu, kur MgCO3 nxehet, joni CO32− shpërbëhet më lehtë duke dhënë CO2 dhe jon O2–.Nga ana tjetër, joni Ba2+ është më i madh se Mg2+, kështu që efekti polarizues i tij te CO32– është më i vogël. Joni CO32– shformohet më pak nga Ba2+ sesa nga joni Mg2+, kështu që BaCO3 shpërbëhet më me vështirësi.Prirje të njëjta të qëndrueshmërisë vihen re te nitratet dhe kripërat e tjera të metaleve të grupit IIA.Në natyrë, metalet alkalino-tokësore gjenden vetëm si jone me numër oksidimi +2. Jonet +2 janë lidhur me anione që mbajnë ngarkesën 2- duke formuar përbërje të patretshme. Për këtë arsye, elementet e grupit IIA gjenden në tokë kryesisht si karbonate, sulfate dhe silikate të ngurta.Magnezi është elementi i tetë më i përhapur në koren e Tokës. Ai gjendet zakonisht si karbonat magnezi (MgCO3) dhe dolomit (MgCO3.CaCO3). Po kështu, magnezi gjendet si mineral silikat tek asbesti dhe si jone Mg2+ në ujin e detit.Kalciumi është elementi i pestë më i përhapur në koren e Tokës, si dhe elementi më i përhapur i bllokut të elementeve s. Sasi të mëdha të kalciumit gjenden si karbonat te shkumësi, guri gëlqeror dhe mermeri. Në fakt, për nga përhapja në koren e Tokës, karbonati i kalciumit renditet i dyti pas silikateve si: argjila, rëra dhe guri ranor. Shkumësi është trajta më e butë e karbonatit të kalciumit, i cili është formuar nga guaskat dhe eshtrat e kafshëve detare që kanë jetuar miliona vjet më parë. Në shumë vende, shkumësi u mbulua nga shkëmbinj të tjerë, duke u gjendur nën ndikimin e një trysnie të madhe. Kjo solli shndërrimin e shkumësit të butë në gur gëlqeror të fortë. Në vende të tjera, për shkak të ndikimit të trysnisë dhe të temperaturave të larta, shkumësi u shndërrua në mermer, forma më e fortë e karbonatit të kalciumit. Lexim75Lexim
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87