Page 84 - Demo
P. 84
Fig. 1 I vetmi mineral i berilit që gjendet në sasi të vogël është berili (3BeSiO3Al2(SiO3)3). Smeraldet janë kristale të berilit, të cilat ngjyrën e gjelbër e kanë marrë nga gjurmë të jonit të kromit(III) Cr3+.Oksigjen 50%Silic 23%Aluminin8%Hekur 5%Kalcium 3,5%Natrium 2,7%Kalium 2,5%Magnez 2,0%Elemente të tjera 3,3%Fig. 2 Përhapja relative e elementeve kimike në tokë (Masa relative, e shprehur në përqindje, e secilit element në atmosferë dhe në koren tokësore me një thellësi prej 40 km). Fig. 3 Që në lashtësi njerëzit kanë skicuar mbi sipërfaqen e tokës forma të ndryshme të peizazhit. Një formë e tillë (në këtë rast, prej shkumësi) është edhe ky kalë i bardhë në kodrat pranë Ufingtonit (Oksfordshajër) të Anglisë, i cili mund të shihet edhe nga largësi të mëdha.Përdorimi i metaleve alkalino-tokësoredhe i përbërjeve të tyreSHËNIMMaterial refraktar quhet materiali që mund të përballojë temperatura të larta pa u shkrirë dhe pa u shpërbërë.Sasi të vogla të kalciumit gjenden si sulfate tek anhidriti (CaSO4) dhe gipsi (CaSO4.2H2O). Këto sulfate mendohet të jenë formuar nga veprimi i acidit sulfurik (i cili përftohet nga oksidimi i mineraleve sulfure) mbi gurin gëlqeror.Stronciumi dhe bariumi janë elemente që ndeshen më rrallë. Minerali më i zakonshëm i stronciumit është stroncianiti (SrCO3), ndërsa ai i bariumit, bariti (BaSO4).Përhapja e radiumit (elementi i fundit i grupit IIA) në koren e Tokës është vlerësuar në më pak se 1 pjesë për milion. Në natyrë, radiumi gjendet në përbërje në formën e jonit radioaktiv Ra2+. Radiumi përftohet si rezultat i zbërthimit radioaktiv të bërthamave të elementeve më të rënda, si uraniumi.Magnezi është një metal aktiv, ndaj përdorimet e tij janë të shumta. Zakonisht ai përdoret për formimin e lidhjeve metalike (aliazheve) të lehta dhe me elasticitet të lartë, veçanërisht në prodhimin e pjesëve të avionëve dhe artikujve shtëpiakë. Magnezi i pastër ka forcë strukturore të dobët, e cila mund të rritet duke e lidhur me aluminin, zinkun dhe manganin. Alumini rrit forcën elastike të aliazhit, zinku përmirëson vetitë e tij përpunuese dhe mangani zvogëlon shkallën e brejtjes (korrozionin).Përbërjet më të përdorura të magnezit janë oksidi MgO dhe hidroksidi i tij, Mg(OH)2. Për shkak të pikës së shkrirjes jashtëzakonisht të lartë dhe aktivitetit kimik të ulët, oksidi i magnezit përdoret si një material refraktar (zjarrdurues) për ndërtimin e furrave me temperaturë të lartë. Hidroksidi i magnezit është një alkal shumë i dobët. Si i tillë, ai përdoret kryesisht për prodhimin e pastës së dhëmbëve, pasi asnjanëson acidet që mund të shkaktojnë prishjen e tyre. Pezullia e hidroksidit të magnezit, Mg(OH)2 në ujë, i cili zakonisht quhet “qumësht magnezi”, përdoret për trajtimin e aciditetit të aparatit të tretjes.Lexim76Grupi IIA Metalet alkalino-tokësore

