Page 85 - Demo
P. 85
Fig. 1 Përbërjet e kalciumit, stronciumit dhe bariumit përdoren zakonisht për prodhimin e fishekzjarrëve, sepse jonet Ca2+, Sr2+ dhe Ba2+ në temperatura të larta lëshojnë dritë me ngjyra të ndryshme.CO2 dhe gaze të tjeradel gëlqere e pashuarfutet ajër futet ajërgur gëlqerorgaze që ftohen dhe dalin, gur gëlqeror i nxehtëzona e reaksionitgëlqere e pashuar, e ftohur dhe ajër i nxehtëlëndë djegëse e gaztëFig. 3 Furrë me gaz për prodhimin e gëlqeres së pashuarGUR GËLQERORoksid kalciumi (gëlqere e pashuar) nxehtësinxehje me xhekuri dhe koks eheror nxehje me rërëdhe sodë (Na2CO3)ujëhidroksid kalciumi (gëlqere e shuar) pluhurosje+ nitrat amonigur për ndërtimasnjanësimi i aciditetit të tokëspleh kimiknxehje me argjilë hekur dhe çelikqelq çimentobetonhidroksid beton armenatriumiasnjanësimi i aciditetit të tokësNa2CO3skeletçelikuzhavorr+ rërë+ ujëFig. 2 Proceset, përdorimet dhe produktet kryesore të gurit gëlqerorBeriliumi është një element i rrallë dhe shumë i kushtueshëm për përdorim në shkallë të gjerë, por në sasi të vogla ai mund të përdoret për përgatitjen e lidhjeve metalike me metale të tjera, si për shembull me bakrin. Lidhjet berilium-bakër janë veçanërisht rezistente ndaj korrozionit nga uji i detit dhe për këtë arsye përdoret për prodhimin e pjesëve të anijeve.Metalet kalcium, stroncium dhe barium, për shkak të aktivitetit kimik të lartë që kanë, përdoren më rrallë. Afiniteti i këtyre elementeve për oksigjenin shfrytëzohet për përdorimin e tyre si çoksidues gjatë prodhimit të çelikut.Guri gëlqerorPrej kohësh, përbërja më e rëndësishme e metaleve alkalino-tokësore është guri gëlqeror. Ai është një nga lëndët e para më të rëndësishme në industrinë kimike, në ndërtim dhe bujqësi. Substanca kryesore te guri gëlqeror është karbonati i kalciumit(CaCO3). Gëlqerja e pashuar (oksid kalciumi, CaO) dhe gëlqerja e shuar (hidroksid kalciumi, (Ca(OH)2) përftohen lehtë nga guri gëlqeror.Në figurën 2 janë paraqitur proceset dhe përdorimet e gurit gëlqeror.• Guri gëlqeror përdoret kryesisht në ndërtim, në asnjanësimin e aciditetit të tokës, në plehrat kimike, si dhe për prodhimin e hekurit e çelikut.• Substancat më të rëndësishme që përftohen nga guri gëlqeror janë: oksidi i kalciumit (gëlqerja e pashuar), hidroksidi i kalciumit (gëlqerja e shuar), çimentoja dhe qelqi. Oksidi i kalciumit (gëlqerja e pashuar) përftohet nga shpërbërja termike e gurit gëlqeror në temperaturë 1000 –15000C (figura 3).CaCO3(ng) → CaO(ng) + CO2(g)Pjesa më e madhe e oksidit të kalciumit të përftuar nga guri gëlqeror shndërrohet në hidroksid kalciumi (gëlqere e shuar). Megjithatë, oksidi i kalciumit ka një rol të rëndësishëm në prodhimin e hekurit. Kur guri gëlqeror nxehet me mineral hekuri dhe koks, oksidi i kalciumit që përftohet, vepron me papastërtitë acide të xeherorit, si rëra (dioksid i silicit SiO2 i papastër), për të formuar shllamin e shkrirë. 1000°CCaO(ng) + SiO2(ng) CaSiO3(l)77Lexim

