Page 86 - Demo
P. 86


                                    PËRKUFIZIMENjë material kompozit përmban dy materiale të ndryshme, në të cilat grimcat nuk përzihen, por veprojnë së bashku duke kombinuar kështu vetitë e të dyja materialeve.Hidroksidi i kalciumit është alkali me koston më të ulët në industri. Ai përdoret për trajtimin e ujit, për asnjanësimin e aciditetit të tokës, si dhe për prodhimin e hidroksidit të natriumit dhe pluhurit zbardhues.Çimentoja prodhohet nga nxehja e gurit gëlqeror me argjilë. Ajo përmban një përzierje të silikatit të kalciumit dhe silikatit të aluminit. Kjo përzierje vepron me ujin, duke formuar kristale të forta dhe të ndërthurura ndërmjet tyre. Kur përdoret në ndërtim, çimentoja përzihet me dy ose tri vëllime rëre dhe ujë.Betoni është një përzierje e çimentos, rërës dhe ujit. Kur kjo përzierje vendoset rreth agregatit (zhavorr, gurë të thyer ose tulla), formohet një material ndërtimi i fortë si gur.Betoni i përforcuar (beton arme) përftohet si rezultat i vendosjes së betonit rreth një skeleti çeliku. Një material i tillë quhet material kompozit dhe ka fortësinë e betonit dhe elasticitetin e fortësinë e çelikut. Për këtë, ai përdoret në ndërtimin e strukturave të mëdha dhe të larta.Fig. 4 Tokë acideFig. 4 Asnjanësimi i tokës acide78Grupi IIA Metalet alkalino-tokësore
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90