Page 87 - Demo
P. 87
1. a) Si ndryshon secila prej vetive të mëposhtme të elementeve të grupit IIA me rritjen e numrit atomik? i. rrezja atomikeii. energjia e parë e jonizimitiii. forca si agjent reduktuesiv.intensiteti i reaksionit me klorv. elektropozitivitetib) Argumentoni përgjigjen që keni dhënë për secilin rast në pikën a. 2. Elementet e grupit IIA në sistemin periodik janë: bariumi (Ba), beriliumi (Be), kalciumi (Ca), magnezi (Mg), radiumi (Ra) dhe stronciumi (Sr).a) Renditini këto elemente sipas rritjes së masës atomike.b) Shkruani strukturën elektronike të këtyre elementeve (shembull: struktura elektronike e Be është 1s22s2).c) Vizatoni një lakore që tregon lidhjen ndërmjet energjisë së jonizimit dhe numrit të elektroneve të larguara për energjitë e njëpasnjëshme të jonizimit të magnezit.d) Pse metalet e grupit IIA kanë në përbërjet e tyre numrin e oksidimit +2?e) Pse elementet e grupit IIA nuk kanë numër oksidimi +1 ose +3 në përbërjet e tyre?3. Kërkesat e këtij ushtrimi kanë të bëjnë me reaksionet e elementeve të grupit IIA dhe përbërjet e tyre.a) Bariumi vepron vrullshëm me ujin.i. Shkruani barazimin kimik për këtë reaksion.ii. Parashikoni se çfarë do të ndodhë nëse shtoni barium në ujë të ftohtë. Po nëse shtoni magnez në ujë të ftohtë?b) Magnezi vepron normalisht me acidin klorhidrik të holluar, duke formuar tretësirë të klorurit të magnezit dhe hidrogjen (gaz).i. Shkruani barazimin kimik për këtë reaksion. ii. Parashikoni se çfarë do të ndodhë nëse shtoni barium në acid hidroklorik të holluar. Emërtoni produktet e formuara.c) Karbonati i magnezit vepron me acidin klorhidrik të holluar në temperaturë dhome, duke formuar oksid magnezi, ujë dhe një gaz.i. Shkruani emrin e gazit që formohet në këtë reaksion.ii. Shkruani barazimin kimik për reaksionin.4. Karbonatet dhe nitratet e grupit IIA shpërbëhen me nxehje.a) Shkruani barazimin kimik për:i. reaksionin e shpërbërjes termike të karbonatit të kalciumit;ii. reaksionin e shpërbërjes termike të nitratit të stronciumit.b) Qëndrueshmëria e karbonateve të grupit IIA rritet duke zbritur brenda grupit. i. Parashikoni se çfarë vërehet nga nxehja e karbonatit të bariumit në 900oC, krahasuar me shpërbërjen e karbonatit të magnezit kur nxehet në 900oC.ii. Shpjegoni pse qëndrueshmëria e karbonateve të grupit II rritet kur zbresim brenda grupit.5. a) Elementi i parë i një grupi në sistemin periodik shpesh shfaq veti jonormale. i. Tregoni dy veti ose reaksione të beriliumit apo edhe dy përbërje të tij.ii. Tregoni dy veti ose reaksione të beriliumit apo të një përbërjeje të beriliumit, të cilat janë tipike edhe për elementet poshtë tij në grupin II. b) Litiumi dhe magnezi kanë rreze jonike të ngjashme. Për këtë arsye, reaksionet e tyre dhe përbërjet përkatëse janë shumë të ngjashme. Bazuar në njohuritë tuaja për reaksionet e magnezit dhe përbërjet e tij, tregoni cili nga pohimet e mëposhtme lidhur me litiumin dhe përbërjet përkatëse është i saktë.i. Karbonati i litiumit shpërbëhet në një temperaturë relativisht të ulët, duke formuar Li2O dhe CO2.ii. Nitrati i litiumit shpërbëhet me nxehje, duke formuar nitrit litiumi dhe oksigjen.iii.Litiumi digjet shumë ngadalë në oksigjen.iv.Litiumi vepron vrullshëm me ujin e ftohtë, duke çliruar H2(g).6. Tabela A tregon vlerat e tretshmërisë së hidroksideve të grupit IIA.Tabela ASubstanca Tretshmëria në mol për 100g ujë në 298 KHidroksid magnezi 0,2 × 10−4Hidroksid kalciumi 15,3 × 10−4Hidroksid stronciumi 33,7 × 10−4Hidroksid barium 150 × 10−4794 Ushtrime përmbledhëse

