Page 88 - Demo
P. 88


                                    a) Përshkruani prirjen e tretshmërisë në tabelën A.b) Në tabelën B janë dhënë vlerat e entalpisë së hidratimit të disa joneve.Tabela BJoni Entalpia e hidratimit në kJ mol−1Mg2+ −1891Ca2+ −1562Sr2+ −1480Ba2+ −1360OH- −460i. Përshkruani dhe shpjegoni prirjen e entalpisë së hidratimit në tabelën B.ii. Parashikoni prirjen e tretshmërisë së hidroksideve të grupit IIA, nëse faktori i vetëm që ndikon mbi të është entalpia e hidratimit. Argumentoni parashikimin tuaj.iii.Përmendni faktorin tjetër që ndikon mbi tretshmërinë. Shpjegoni se si ky faktor i kombinuar me vlerat e entalpisë së hidratimit ndikon në prirjen që përshkruat në pikën a.7. Elementet Be, Mg, Ca, Sr dhe Ba bëjnë pjesë në grupin IIA.a) Këto elemente janë metale apo jometale? Argumentoni përgjigjen.b) Shpjegoni shkurtimisht lidhjen ndërmjet energjive të jonizimit dhe aktivitetit kimik të këtyre elementeve.c) Për formimin e joneve Mg+ nevojitet më pak energji sesa për jonet Mg2 +. Megjithatë, joni Mg+ nuk gjendet në përbërjet e magnezit. Pse?d)Elementet e grupit IIA formojnë kryesisht kripëra të hidratuara, ndërkohë që përbërjet e elementeve të grupit IA janë kryesisht anhidrite (pa ujë). Shpjegoni pse.8. Sulfiti i natriumit u shtohet frutave të thata për t’i ruajtur sa më gjatë. Përcaktimi i sasisë së Na2SO3 në to bëhet me anë të vlimit të një mostre frutash të thata me acid. Sasia e dioksidit të squfurit të përftuar përcaktohet me titullim (titrim) me anë të jodit.100 g rrush i thatë u zie me 500 cm3 tretësirë HCl me përqendrim 1 mol dm-3. Dioksidi i squfurit i përftuar u tret në ujë. U gjet se nevojiteshin 12,00 cm-3 tretësirë I2 me përqendrim 0,025 mol dm-3 për të oksiduar SO2sipas barazimit të mëposhtëm:SO2(uj) +2H2O(l) + I2(uj) → 4H+(uj) + SO42–(uj) + 2I–(uj)Për të parë rezultatet e titullimit, në tretësirën përfundimtare u shtua klorur bariumi me tepricë. Precipitati i formuar u mblodh dhe u peshua.(Na = 23, S = 32, O = 16, Ba = 137)a) Sa mole SO2 u çliruan nga 100 g rrush i thatë?b) Sa gramë Na2SO3 ndodhen në 100 g rrush të thatë?c) Shpesh kimistët e shprehin sasinë e Na2SO3 në fruta të thata si pjesë për milion (p.p.m).(1 p.p.m = 1g Na2SO3 në 106 g fruta të thata)Shprehni sasinë e Na2SO3 te rrushi i thatë në p.p.m.d) Shkruani barazimin e reaksionit që ndodh kur, në fund të titullimit, në tretësirë shtohet BaCl2 me tepricë.e) Njehsoni masën e precipitatit të formuar pas shtimit në tretësirë të BaCl2. 9. Sulfati i kalciumit gjendet në natyrë në dy forma:sulfat kalciumi pa ujë (CaSO4, anhidrit) dhe sulfat kalciumi i hidratuar (CaSO4 . 2H2O, gips). Kur anhidriti nxehet me koks, përftohet dioksidi i squfurit, i cili mund të përdoret për prodhimin e acidit sulfurik.Kur gipsi nxehet në rreth 1250C, ai dehidratohet pjesërisht duke formuar suvanë e Parisit, (CaSO4)2 . 2H2O, e cila kur përzihet me ujë, shndërrohet përsëri në CaSO4 . 2H2O. Gjatë forcimit, pasta e përftuar zgjerohet pak në vëllim dhe shndërrohet shpejt në një lëndë të ngurtë.a) Shpjegoni kuptimet e termave të mëposhtëm:i. anhidrit;ii. i hidratuar;iii. ujë kristalizimi.b) Shkruani barazimet kimike të reaksioneve që ndodhin kur:i. anhidriti nxehet me koks;ii. suvaja e Parisit përzihet me ujë;iii. gipsi nxehet në 2000C.c) Shpjegoni pse suvaja e Parisit është një material i përshtatshëm:i. në fushën e ortopedisë; ii. në skulpturë etj. d) Pse anhidriti nuk është një alternativë e përshtatshme për përdorimet e përmendura në pikën c? 80Ushtrime përmbledhëse
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92