Page 89 - Demo
P. 89
815.15HalogjenetGrupi VIIA - Halogjenet1. a) Shkruani strukturën me nënshtresa elektronike për fluorin dhe klorin. (Për berilin është: 1s2, 2s2.)b) Bazuar në strukturat elektronike, shpjegoni pse fluori dhe klori janë agjentë të fortë oksidues.c) Si mendoni, cili është numri i oksidimit i këtyre elementeve në përbërjet e tyre?PYETJE DHE DETYRAFClBrIAtFig. 1 Grupi VIIA (halogjenet)Situata e të nxënit:• emërtimi i elementeve halogjene sipas radhës në grup;• ngjashmëritë ndërmjet halogjeneve.• përftimi i halogjeneve nga oksidimi i joneve halogjenure;• përftimi i fluorit nga elektroliza;• prodhimi i klorit me anë të elektrolizës.Përftimi i halogjeneveHalogjenet përftohen kryesisht nga oksidimi i joneve halogjenure:2X– → X2 + 2e–Fluori është një agjent oksidues aq i fuqishëm, saqë jonet fluorure nuk mund të oksidohen nga asnjë prej agjenteve oksidues të zakonshëm, si H2SO4 i përqendruar, MnO2 apo KMnO4. Kjo do të thotë që fluori mund të përftohet vetëm me anë të elektrolizës. Por elektroliza nuk mund të kryhet në tretësirë ujore, pasi uji ose OHdo të shkarkohen më parë se F-. Dhe, edhe nëse fluori do të përftohej në këtë mënyrë, ai do të vepronte me ujin. Elektroliti është fluorur hidrogjeni i tretur në fluorur kalium të shkrirë dhe elektrodat janë: anoda prej grafiti dhe katoda prej çeliku. Halogjenet e tjera janë shumë më pak aktive se fluori. Ato mund të përftohen në laborator me anë të oksidimit të joneve përkatëse halogjenure, duke përdorur dioksid mangani (MnO2) ose jonet permanganat (MnO–4).KONCEPTE KYÇEHalogjenet janë një grup jometalesh aktive. Ato ndryshojnë shumë nga metalet alkaline dhe alkalino-tokësore që janë metale aktive.Halogjenet janë aq aktive, saqë në natyrë gjenden vetëm në trajtë përbërjesh.Halogjenet mund të përftohen nga oksidimi i halogjenureve, pra joneve hal-1.Halogjenet janë elementet e grupit VIIA të sistemit periodik: fluori (F), klori (Cl), bromi (Br), jodi (I) dhe astati (At). Emri halogjen vjen nga greqishtja dhe do të thotë “krijues kripe”. Për këtë arsye, elementet e grupit IIA janë emërtuar të tilla, sepse kombinohen lehtësisht me metale dhe japin kripëra.Në përgjithësi, halogjenet përbëjnë grupin më aktiv të jometaleve. Gjatë këtij kapitulli do të krahasojmë vetitë e tyre me ato të metaleve aktive të grupeve IA dhe IIA të sistemit periodik. Do të zbulojmë se halogjenet janë agjentë të fortë oksidues, ndërsa metalet alkaline dhe alkalino-tokësore të grupeve IA dhe IIA janë agjentë reduktues. Po kështu do të shohim se halogjenet shfaqin numra të ndryshëm oksidimi në përbërjet e tyre, ndërkohë që elementet e bllokut s kanë vetëm një numër oksidimi në përbërjet e tyre. Megjithëse halogjenet shfaqin prirje të ndryshme në sjellje, duke kaluar nga lart-poshtë brenda grupit VIIA, ngjashmëritë mes tyre janë të mëdha. Këto ngjashmëri në vetitë dhe reaksionet e tyre vijnë si rezultat i strukturave të ngjashme elektronike që kanë. Secili nga halogjenet ka një shtresë të jashtme që përmban shtatë elektrone (p.sh. ns2np5).

