Page 9 - Demo
P. 9


                                    11Atomet, molekulatdhe spektrometri i masësAtomet, molekulat dhe reaksionet kimikeFig. 2 Elementet kimike sipas Daltonit (Tabelë origjinale)Fig. 1 Daltoni duke mbledhur metanin (gaz) të formuar nga shpërbërja e mbetjeve bimore dhe shtazore në një pellg uji të ndenjur.PËRKUFIZIMEAtomi është grimca më e vogël që paraqet elementin kimik.Molekula është një grimcë, që përmban dy ose më shumë atome të lidhura kimikisht së bashku.Situata e të nxënit:• dallimi i atomit nga molekula;• krahasimi i përmasave të atomeve;• përcaktimi i masave të atomeve dhe molekulave me anë të analizës spektroskopike.1. Bazuar në listën e elementeve të Daltonit (shih figurën 2), shkruani emrin dhe formulën e një përbërjeje kimike.2. Emërtoni një element, molekulat e të cilit në kushte normale janë dyatomike.3. Emërtoni një element, molekulat e të cilit në kushte normale janë njëatomike. PYETJE DHE DETYRA1.1Termi “atom” vjen nga greqishtja e vjetër, që do të thotë “grimcë shumë e vogël”.Me këtë emërtim kuptohej një grimcë shumë e vogël që përfaqësonte një element kimik. Ai shpjegoi se atomet mund të kombinohen së bashku për të formuar grimca më të mëdha, molekulat, të cilat i quajti “atome të përbëra”. Molekulat mund të jenë një-, dy- ose poliatomike. Për shembull, klori në kushte të zakonshme përbëhet nga molekulat Cl2. Në temperatura shumë të larta, molekulat ndahen dhe formojnë atomet Cl. Si përfundim, molekulat e klorit shkruhen Cl2, ndërsa atomet e klorit shkruhen Cl.Përmasat e atomeveShumica e atomeve kanë një rreze të rendit 10-10 m, por njësia që përdoret për matjen e distancave atomike zakonisht është nanometri (nm).m = 109 nm10–9 m = 1 nm10–10 m = 0,1 nm
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13