Page 90 - Demo
P. 90


                                    82Grupi VIIA - HalogjenetH2SO4 e përqendruar H2SO4 i përqendruar letër e bardhëH2SO4 i përqendruarpër tharjen e Cl2ujë për të Cl2larguar HClMnO2+ NaClMnO2+ NaBr MnO2+ KI +H2SO4i përq.tymi HBrBr2ujë i ftohtëujë i ftohtëujë ujë sublimimii jodit ngrohjee lehtëngrohjee lehtëngrohjee lehtëKlori Bromi Jodi Fig. 2 Përftimi i halogjeneve2. a) Shkruani simbolet (bashkë me ngarkesat) e të gjitha joneve të pranishme në elektrolit gjatë prodhimit të fluorit.b) Shkruani barazimin kimikqë tregon formimin efluorit në anodë.c) Çfarë problemesh shkakton përftimi i fluorit?PYETJE DHE DETYRA3. a) Pse është i nevojshëm H2SO4i përqendruar, krahas MnO2, në përftimin e halogjeneve si në figurën 1?b) Pse përdoret H2SO4i përqendruar dhe jo H2SO4 i holluar?c) Pse vendoset letër e bardhë pas enës ku mblidhet Cl2?d)Bromi që mblidhet është i ndotur me tym HBr. Si mund të pastrohet bromi i lëngët?e) Pse duhet të kalojë ujë i ftohtë përmes poçit, në fund të të cilit mblidhet jodi i ngurtë?PYETJE DHE DETYRAFigura 2 tregon se si klori, bromi dhe jodi përftohen në sasi të vogla në laborator. Përftimi i tyre realizohet në dollapin e gazeve. Të gjitha halogjenet janë helmuese, ndaj duhet të tregohemi të kujdesshëm gjatë trajtimit të tyre. Vërejmë se mënyra kryesore e përftimit të tyre është oksidimi i joneve halogjenure nga MnO2 në prani të H2SO4 të përqendruar. Aparati (shih figurën) ndryshon nga njëri përftim te tjetri, sepse në temperaturën e dhomës klori është gaz, bromi është lëng dhe jodi është i ngurtë.2X– → X2 + 2e–MnO2 + 4H+ + 2e– → Mn2+ + 2H2ONë të gjitha rastet, nga bashkëveprimi i halogjenit të përftuar me H2SO4 të përqendruar përftohen edhe sasi të vogla të halogjenureve të hidrogjenit. Klori, për shembull, ndotet nga kloruri i hidrogjenit që përftohet në trajtë tymi. Përftimi i klorit të pastër dhe të thatë realizohet me anë të kalimit të gazit përmes ujit për të hequr tymin e HCl, si dhe duke përdorur H2SO4 të përqendruar. Në fund, gazi mblidhet në një enë (ai bie në fund të saj, sepse është më i rëndë se ajri).Prodhimi industrial i kloritKlori është halogjeni më i rëndësishëm nga pikëpamja industriale dhe ekonomike. Më parë, sasia më e madhe e klorit prodhohej nga elektroliza e tretësirës së ngopur të klorurit të natriumit (shëllirë), duke përdorur qeliza elektrolitike me katodë me merkur të qarkullueshëm. Problemet serioze të shkaktuara nga kalimi në mjedis i sasive relativisht të vogla të merkurit, kanë çuar në zëvendësimin e qelizave të tij me qelizat me diafragmë. Këto qeliza quhen të tilla sepse anoda dhe katoda në secilën qelizë janë të ndara nga një membrane gjysmë e përshkueshme, që nuk lejon të kalojnë jonet Na+(uj), por lejon jonet Cl–(uj). Krahas klorit në këtë proces prodhohet hidrogjen dhe hidroksid natriumi. Në procesin elektrolitik, klori çlirohet në anodën prej titani, ndërsa hidrogjeni çlirohet në katodën prej nikeli.Anodë (+) (titan) 2Cl–(uj) → Cl2(g) + 2e–Katodë (–) (nikel) 2H2O(l) + 2e– → H2(g) + 2OH–(uj)
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94