Page 91 - Demo
P. 91


                                    83Lexim Burimet e halogjeneveHalogjenet janë kimikisht aq aktive saqë nuk mund të ekzistojnë në gjendje të lirë në natyrë. Kështu, fluori duke qenë shumë aktiv, kombinohet në mënyrë të drejtpërdrejtë me pothuajse të gjitha elementet e njohura, përfshirë këtu edhe disa gaze fisnike. Klori vepron drejtpërdrejt me të gjitha elementet përveç karbonit, azotit, oksigjenit dhe gazeve fisnike.Në natyrë, halogjenet gjenden gjithnjë në trajtë përbërjesh, ku janë të lidhura me metale. Ato janë kryesisht të pranishme si jone të thjeshta negative: fluorur (F-), klorur (Cl-), bromur (Br-) dhe jodur (I-). Elementi i fundit në grup është astati (At), gjurmë të të cilit gjenden në xeherorët e uranit dhe toriumit. Të gjitha izotopet e astatit janë radioaktive dhe izotopi më i qëndrueshëm, 21085 At, ka një periudhë gjysmë zbërthimi prej vetëm 8,3 orësh. Emri astat vjen nga greqishtja “astatos”, që do të thotë “i paqëndrueshëm”.katodë nikelianodë titani NaCl (uj)e ngopurNaOH (uj) membranë e përshkueshme nga Na+(uj), por jo nga Cl–(uj) + –klorhidrogjenCl H2 2Fig. 3 Qelizë me diafragmë, në të cilën klori prodhohet nga elektroliza e tretësirës së ngopur të klorurit të natriumit.Pasi jonet Cl- shkarkohen në anodë, jonet e vetme që kalojnë përmes membranës së përshkueshme drejt ndarjes katodike janë Na+ (uj). Pas reduktimit të molekulave të ujit në hidrogjen të gaztë dhe në jone hidrokside në katodë, në zonën katodike kemi jonet Na+ dhe OH-, pra tretësirë të hidroksidit të natriumit, e cila del nga pjesa anësore e qelizës.Membrana e përshkueshme luan një rol të rëndësishëm në proces, sepse ajo e mban klorin të përftuar në anodë larg hidroksidit të natriumit, i cili prodhohet në ndarjen katodike. Nëse elektroliza do të kryhej në një qelizë pa diafragmë, bashkëveprimi i Cl2 me NaOH do të ishte i menjëhershëm.Të tria produktet (klor, hidrogjen dhe hidroksid natriumi) janë lëndë të vlefshme për industrinë e kloralkaleve. Klori dhe hidroksidi i natriumit bëjnë pjesë në listën e 10 kimikateve që dallojnë për prodhimin e lartë vjetor (me më shumë se 10 milionë ton) në nivel botëror.Lëndët e para që përdoren për realizimin e këtij procesi janë kloruri i natriumit dhe uji, të cilët gjenden lehtë dhe kanë kosto të lirë. Nga ana tjetër, procesi elektrolitik kërkon shumë energji, gjë që sjell rritje të kërkesës për energjinë elektrike.Lexim
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95