Page 92 - Demo
P. 92


                                    84Grupi VIIA - HalogjenetSituata e të nxënit:• njohja me strukturën dhe vetitë fizike të halogjeneve;• krahasimi i vetive dhe prirjet brenda grupit;• parashikimi i vetive të astatit.5.2 Struktura dhe vetitë fizike të halogjeneve Tabela 1 Vetitë fizike dhe atomike të halogjeneveElementi Fluori Klori Bromi JodiNumri rendor 9 17 35 53Struktura elektronike 2, 7 2, 8, 7 2, 8, 18, 7 2, 8, 18, 18, 7Konfigurimi i shtresës së jashtme elektronike 2s22p5 3s23p5 4s24p5 5s25p5Masa atomike 19,0 35,5 79,9 126.9Gjendja fizike në 20°C gaz gaz lëng i ngurtëNgjyra e verdhë e zbehtë e gjelbër e zbehtë e kuqe-kafe gri e errëtPika e shkrirjes (në °C) –220 –101 –7 113Pika e vlimit (në °C) –188 –35 59 183Tretshmëria në g për 100 g ujë në 20°C vepron lehtësisht me ujin 0,59 (vepron pak) 3,6 0.018Të gjitha halogjenet ekzistojnë si molekula diatomike, ku dy atomet janë të lidhura në një lidhje kovalente. Këto molekula gjenden në gjendje të gaztë, të lëngët dhe të ngurtë. Tabela 1 tregon disa nga vetitë fizike dhe atomike të halogjeneve.Halogjenet kanë ngjyra të ndryshme, intensiteti i të cilave rritet me rritjen e numrit rendor. Fluori është i verdhë i zbehtë, klori është i gjelbër i zbehtë, bromi ka ngjyrë të kuqe në kafe, jodi është gri e errët me shkëlqim dhe formon avuj ngjyrë vjollcë kur nxehet.Fluori dhe klori janë halogjenet më të përhapura në natyrë. Përbërjet më të përhapura të fluorit janë fluoriti, CaF2 dhe krioliti, Na3AlF6. Për fat të keq, këto përbërje nuk janë të përqendruara në sipërfaqen e Tokës, ndaj vetëm disa burime mund të shfrytëzohen ekonomikisht.Përbërja më e zakonshme e klorit është kloruri i natriumit (NaCl), i cili gjendet në ujin e detit dhe si kripë guri. Çdo kilogram i ujit të detit përmban rreth 30 g klorur natriumi.Bromuret dhe joduret kanë një përhapje më të vogël se fluoruret ose kloruret. Uji i detit përmban brom vetëm në përqendrime të ulëta, rreth 70 pjesë për milion në peshë, ndërkohë që nxjerrja e bromit nga shëllira kërkon kosto të lartë. Pjesa më e madhe e prodhimit botëror të bromit sigurohet nga uji i Detit të Vdekur në Izrael, ku përqendrimi i joneve të halogjeneve është shumë më i lartë sesa në ujin e deteve të tjera. Joduret ndeshen më rrallë se bromuret. Uji i detit përmban gjurmë të joneve jodur (0,05 pjesë për milion në peshë). Megjithatë, algat e detit i përqendrojnë jonet jodur në një masë të tillë, saqë përmbajtja e jodit në to arrin deri në 800 pjesë për milion jod. Shumë kohë më parë, burimi kryesor i jodit ishte jodati i natriumit (NaIO3). Ky është gjetur vetëm në Kili, i përzier me sasi të mëdha të nitratit të natriumit. Edhe sot mbetet mister gjetja e jodit në trajtë jodati në përqendrime aq të larta vetëm në një pjesë të planetit tonë. Fig. 1 Mbledhja e kripës (klorurit të natriumit) nga uji i detit në MadagaskarFluori dhe klori janë gaze, bromi është i lëngët, ndërsa jodi i ngurtë. Duke kaluar nga lart-poshtë, brenda grupit, fluroriteti i halogjeneve zvogëlohet dhe kjo nuk pasqyrohet thjesht në ndryshimin e gjendjes fizike, por edhe në rritjen e pikës së shkrirjes, pikës së vlimit dhe entalpisë së avullimit. Zvogëlimi i fluroritetit është i lidhur me rritjen e forcave të Van der Valsit si pasojë e rritjes 
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96