Page 93 - Demo
P. 93
851. Në sistemin periodik, astati vjen menjëherë pas jodit.Struktura elektronike e tij është 2, 8, 18, 32, 18, 7.Bazuar në të dhënat e tabelës 1, parashikoni vetitë e astatit:a) ngjyrën;b) gjendjen fizike në temperaturën e dhomës;c) masën atomike relative;d) pikën e shkrirjes;e) entalpinë e avullimit;f) strukturën elektronike.PYETJE DHE DETYRAFig. 1 Klori, ashtu si halogjenet e tjera, ekziston si një molekulë diatomike.Të dyja atomet e klorit janë të lidhura në një lidhje kovalente.Cl ClStruktura elektronike 2, 8, 8 2, 8, 85.3 Reaksionet kimike të halogjenevesë masës molekulare. Me zmadhimin e molekulës së halogjenit, elektronet e shtresës së jashtme bëhen më të polarizueshme dhe krijojnë dipole më të mëdha. Në këtë mënyrë, forcat ndërmolekulare rezultojnë më të forta.Të gjitha halogjenet, përveç fluorit, treten pak në ujë. Duke qenë se është një agjent oksidues i fuqishëm, fluori vepron me ujin dhe jep oksigjen. Halogjenet kanë molekula jopolare të thjeshta, ndaj janë më të tretshme në tretës organikë (ngjyra e tretësirës varet nga halogjeni dhe tretësi).Në tretës jopolarë, si tetraklorometani dhe ciklohekzani, klori është pa ngjyrë, bromi është i kuq dhe jodi vjollcë. Në tretës të tillë, halogjenet ekzistojnë si molekula të lira, njësoj si në fazën e gaztë. Në tretës polarë (dhënës elektronesh) të tillë si uji, etanoli dhe propanoni (acetoni), bromi dhe veçanërisht jodi formojnë tretësira me ngjyrë kafe.5.3 Reaksionet kimike të halogjeneveSituata e të nxënit:• përshkrimi i reaksioneve të halogjeneve me metalet, jometalet dhe hidrogjenin;• krahasimi i energjive të lidhjes te halogjenet dhe te halogjenuret e hidrogjenit;• përshkrimi i disa reaksioneve të halogjenureve të hidrogjenit.Të gjitha halogjenet kanë një elektron më pak se gazi i plogët që vjen pas tyre në sistemin periodik. Për rrjedhojë, ato karakterizohen nga prirja për të marrë një elektron dhe për të formuar një strukturë elektronike si të gazit të plogët.Si rezultat, halogjenet veprojnë me metalet për të formuar përbërje jonike që përmbajnë jonin X–. Me jometalet, ato priren të formojnë përbërje molekulare, në të cilat halogjeni lidhet me një lidhje të vetme kovalente (−X) me elementin tjetër.Reaksionet e halogjeneve me metaletHalogjenet janë shumë aktive me metalet. Fuqia e reaksionit me to varet nga: a) pozicioni i metalit në radhën e aktivitetit; b) halogjeni që vepron.Me rritjen e numrit rendor, aktiviteti kimik i halogjeneve zvogëlohet. Kështu, fluori është më aktivi nga të gjitha jometalet. Ai vepron lehtë dhe drejtpërdrejt me të gjitha metalet, ndërsa jodi vepron shumë ngadalë edhe në temperatura të larta me metale që ndodhen poshtë në radhën e aktivitetit, si argjendi dhe ari.Halogjeni më aktiv është fluori. Më pas vjen klori, pastaj bromi e më pas jodi. Kështu, me rritjen e masës atomike, aktiviteti kimik i halogjeneve zvogëlohet. Ndërkohë, në grupin II dhe në grupet e tjera të metaleve ndodh e kundërta, me rritjen e aktivitetit kimik rritet edhe masa atomike e elementeve.

