Page 94 - Demo
P. 94
86Grupi VIIA - HalogjenetKONCEPTE KYÇEHalogjenet kanë ngjashmëri në vetitë dhe reaksionet e tyre, si dhe shfaqin prirje të njëjta të sjelljes kimike. Me rritjen e numrit atomik, aktiviteti i halogjeneve zvogëlohet.Tabela 1Energjitë e lidhjes në molekulat e halogjenevemolekula energjia e lidhjes, (X–X) në kJ mol–1F2 158Cl2 244Br2 193I2 1511. a) Përmendni tre faktorë që ndikojnë në aktivitetin kimik të halogjeneve.b) Si ndikon secili prej këtyre faktorëve në aktivitetin e fluorit, krahasuar me atë të klorit?PYETJE DHE DETYRAReaksionet e halogjeneve me gazet e plogëta dhe me jometaletEdhe në këtë rast ndeshim një prirje të ngjashme të aktivitetit kimik. Fluori vepron drejtpërdrejt me të gjitha jometalet, përveç azotit, heliumit, neonit dhe argonit. Me ngrohje, ai vepron edhe me diamantin dhe ksenonin.C(diamant) + 2F2(g) → CF4(l)Xe(g) + 2F2(g) → XeF4(ng)Klori dhe bromi janë shumë më pak aktivë se fluori. Ata nuk veprojnë drejtpërdrejt me gazet e plogëta, karbonin, azotin dhe oksigjenin. Po kështu edhe jodi nuk vepron me këto elemente dhe as me squfurin. Ai vepron lehtësisht me fosforin, duke formuar jodurin e fosforit.P4(ng) + 6I2(g) → 4PI3(ng)Reaksionet e halogjeneve me hidrogjeninAktivitetin relativ të halogjeneve me jometalet e ilustrojnë qartë reaksionet e tyre me hidrogjenin. Reaksioni midis fluorit dhe hidrogjenit ndodh me shpërthim edhe në errësirë, në –200oC. Ndërkohë, klori dhe hidrogjeni veprojnë me shpërthim në dritën e diellit, por veprojnë ngadalë në errësirë. Bromi vepron me hidrogjenin vetëm me ngrohje dhe në praninë e platinit si katalizator. Jodi vepron pjesërisht dhe me ngadalë me hidrogjenin, madje edhe me ngrohje:H2(g) + Cl2(g) → 2HCl(g)H2(g) + I2(g) 2HI(g)Aktiviteti i lartë i fluorit me hidrogjenin dhe jometalet e tjera lidhet pjesërisht me vlerën e ulët të energjisë të lidhjes në molekulën F2. Kjo do të thotë se në fazën fillestare (në të cilën këputen lidhjet F−F) nevojitet pak energji. Për këtë arsye, energjia e aktivizimit në reaksionet ku merr pjesë fluori është e ulët. Krahas kësaj, aktiviteti i lartë i fluorit përcaktohet nga aftësia që kanë atomet e tij për të formuar lidhje shumë të forta me elemente të tjera.Halogjenuret e hidrogjenit (HF, HCl, HBr dhe HI) janë të gjitha përbërje molekulare polare pa ngjyrë dhe në temperaturën e dhomës janë në gjendje të gaztë.Shumica e vetive të tyre përcaktohen nga lidhjet e forta H−X. Lidhja H−F te fluoruri i hidrogjenit është aq e fortë sa, me gjithë polaritetin e saj, HF është një acid relativisht i dobët, që shpërbashkohet vetëm pjesërisht në tretësirë ujore:HF(uj) + H2O(l) H3O+(uj) + F–(uj)Kloruri i hidrogjenit, bromuri i hidrogjenit dhe joduri i hidrogjenit kanë dy veti të ngjashme:• lëshojnë tym në ajër me lagështi;• treten në ujë, duke formuar acide të forta që shpërbashkohen plotësisht në jone:HCl(uj) + H2O(l) → H3O+(uj) + Cl–(uj)Zvogëlimi i vlerës së energjisë së lidhjes H−X, Energjia e lidhjes (H−X) tregon qëndrueshmërinë termike relative të halogjenureve të hidrogjenit.Fluoruri i hidrogjenit dhe kloruri i hidrogjenit nuk shpërbëhen nga një shufër qelqi e nxehtë, ndërsa bromuri i hidrogjenit lë gjurmë të kuqe në kafe të bromit dhe joduri i hidrogjenit jep tym të dendur jodi në ngjyrë vjollcë:2HI(g) → H2(g) + I2(g)

