Page 96 - Demo
P. 96


                                    88Grupi VIIA - HalogjenetKlori, bromi dhe jodi u nënshtrohen reaksioneve shumë të ngjashme me alkalet. Produktet varen nga temperatura në të cilën ndodh reaksioni.Me tretësira alkaline të holluara dhe të ftohta, në 15oC, halogjenet veprojnë duke formuar një përzierje halogjenuresh (Hal–) dhe hipohalogjenoresh (OX–):X2 + 2OH–(uj) → X–(uj) + OX–(uj) + H2O(l)Joni OHal–, i cili përftohet në reaksionin e mësipërm, shpërbëhet për të formuar jone halogjenure (Hal–) dhe jone halogjenate (XO3–):3OX–(uj) → 2X–(uj) + XO3–(uj)Për klorin, ky reaksion është shumë i ngadalshëm në 15oC, por i shpejtë në 70oC. Kështu, hipokloriti i natriumit përftohet duke gurgulluar klorin në tretësirë hidroksid natriumi në temperaturën 15oC. Në të njëjtën mënyrë përftohet edhe klorati i natriumit (NaClO3), por në 70oC.Me bromin, të dyja reaksionet zhvillohen shpejt në 15oC, ndërsa shpërbërja e OBr– është e ngadalshme në 0oC.Me jodin, shpërbërja e OI– ndodh shpejt edhe në 0°C, kështu që është e vështirë të përftohet NaOI e lirë nga NaIO3.Këto dy reaksione të halogjeneve me tretësirat e alkaleve quhen reaksione disproporcionimi, pra reaksione në të cilat një molekulë, atom ose jon i veçantë oksidohet dhe reduktohet njëkohësisht.Kur Cl2 vepron me tretësira alkalesh për të formuar Cl– dhe OCl–, të dyja atomet e klorit oksidohen dhe reduktohen. Numri i oksidimit i njërit atom Cl në Cl2 ndryshon nga 0 në −1 te Cl– (reduktim). Numri i oksidimit i atomit tjetër Cl ndryshon nga 0 në +1 te OCl– (oksidim). Në barazimin e mëposhtëm, numrat e oksidimit janë vendosur sipër atomeve përkatëse:0 –2+1 –1 –2 +1 +1 –2Cl2(g) + 2OH–(uj) → Cl–(uj) + OCl–(uj) + H2O(l)Me përjashtim të fluorit, të gjitha halogjenet formojnë përbërje në të cilat shfaqin numra oksidimi pozitivë deri në +7. Sjellja e halogjeneve për sa u përket numrave të oksidimit është shumë e ndryshme nga ajo e metaleve të grupeve I dhe II. Këto metale shfaqin vetëm një numër oksidimi në përbërjet e tyre. Natyrisht, gjendja më e qëndrueshme e oksidimit për halogjenet është –1. Duke kaluar nga lart-poshtë, brenda grupit, qëndrueshmëria relative e përbërjeve me numër oksidimi –1 zvogëlohet, ashtu si elektronegativiteti i halogjeneve.Fluori, elementi më elektronegativ, nuk shfaq asnjëherë një numër oksidimi pozitiv, sepse ai nuk mund të formojë një përbërje në të cilën të jetë elementi më pak elektronegativ. Kjo shpjegon dhe faktin pse fluori, ndryshe nga halogjenet e tjera, vepron me alkalet. Ai formon një përzierje të joneve fluorure dhe fluorurit të oksigjenit (te të dy, numri i oksidimit i fluorit është –1).2F2(g) + 2OH–(uj) → OF2(g) + 2F–(uj) + H2O(l)1. a) Cili është numri i oksidimit i klorit në secilin jon: OCl–, Cl–dhe ClO3–?b) Shkruani barazimin kimik të reaksionit të disproporcionimit të OCl–në Cl– dhe ClO3–.c) Cili është numri i oksidimit i klorit që ndeshet më shpesh në përbërjet e tij?d) Shkruani formulën kimike të një përbërjeje që përmban klor në një gjendje oksidimi të ndryshme nga ajo në Cl–, OCl– ose ClO3–.PYETJE DHE DETYRASituata e të nxënit:• përshkrimi i reaksioneve të halogjeneve me alkalet dhe i ndikimit të temperaturës mbi produktet;• njohja me reaksionet e disproporcionimit;• shpjegimi pse fluori, ndryshe nga halogjenet e tjera, nuk ka numër oksidimi pozitiv. 5.4 Reaksionet e halogjeneve me alkaletPËRKUFIZIMEDisproporcionimi është një reaksion në të cilin një molekulë, atom ose jon oksidohet dhe reduktohet njëkohësisht.
                                
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100