Page 97 - Demo
P. 97
891. Acidi sulfurik i përqendruar hidhet në mostra të veçanta të klorurit të natriumit të ngurtë, bromurit të natriumit të ngurtë dhe jodurit të natriumit të ngurtë. Rezultatet e reaksioneve përkatëse janë paraqitur në tabelë.Halogjenuri Rezultatet e reaksionitKlorur natriumi Prodhohet gaz acid.Bromur natriumi Prodhohet gaz acid dhe pak gaz i kuq në kafe. Jodur natriumi Prodhohet gaz acid dhe një gaz i purpurt.a) i. Cili është gazi që formohet në reaksionin midis acidit sulfurik dhe klorurit të natriumit? ii. Shkruani barazimin për reaksionin e klorurit të natriumit me acidin sulfurik të përqendruar. b) i. Cili është gaz i kuq në kafe që formohet në reaksionin midis acidit sulfurik dhe bromurit të natriumit? ii. Shkruani barazimin që tregon se si formohet gazi i kuq në kafe nga gazi acid që përftohet paraprakisht. iii.Në reaksionin e pikës ii, bromi oksidohet apo reduktohet? Përdorni numrat e oksidimit për të shpjeguar përgjigjen. c) Shpjegoni pse nuk është formuar asnjë gaz me ngjyrë në reaksionin e klorurit të natriumit me acidin sulfurik të përqendruar. 2. a) Përshkruani prirjen e fluroritetit të klorit, bromit dhe jodit. b) Shpjegoni prirjen që përshkruat në pikën a. 3. Ky ushtrim ka të bëjë me reaksionet e halogjeneve me hekurin. a) Shkruani barazimin e reaksionit të klorit me hekurin për të formuar klorur hekuri(III). b) Përdorni gjysmëbarazimet për të shpjeguar pse në reaksionin e hekurit me klorin, klori vepron si agjent oksidues. c) Bromi vepron me hekurin duke formuar bromur hekuri(III), ndërsa jodi vepron me hekurin duke formuar jodur hekuri(II). Shpjegoni pse ndodh kjo. 4. Halogjenet (F, Cl, Br dhe I) formojnë një grup elementesh të përcaktuara qartë në sistemin periodik. a) Shpjegoni si e përligjin këtë pohim: i. struktura elektronike; ii. sjellja redoks; iii.vetitë fizike të elementeve; iv.gjendja e zakonshme e oksidimit.b) Përshkruani tri veti specifike që shfaqin një ndryshim gradual kur zbresim në grup nga F te I. c) Fluori dhe përbërjet e tij shfaqin disa veti, të cilat nuk janë tipike për pjesën tjetër të grupit. Përmendni dy nga këto veti dhe shpjegoni dallimin në këtë rast. 5. Klori dhe përbërjet e tij përdoren për dezinfektimin e ujit. a) Shkruani një shprehje që tregon ekuilibrin që vendoset kur klori shtohet në ujë, duke formuar acid hipokloror (HOCl) dhe acid klorhidrik. b) Acidi hipokloror sillet si një acid i dobët. Shkruani një barazim që tregon këtë gjë. c) Interpretoni barazimin e mëposhtëm, i cili tregon se acidi hipokloror vepron si një agjent oksidues në mjedis acid.2HOCl(uj) + 2H+(uj) + 2e− Cl2(g) + 2H2O(l)d) Shpjegoni si i vrasin bakteret molekulat HOCl.e) Sot pishinat trajtohen kryesisht me hipoklorit natriumi, NaOCl. i. Shkruani formulat e joneve të pranishme te hipokloriti i natriumit. ii. Shkruani një shprehje, e cila tregon ekuilibrin që vendoset kur në ujë shtohet një tretësirë që përmban jone hipoklorit.6 a) Klori dhe hidroksidi i natriumit prodhohen nga elektroliza e shëllirës (tretësirë ujore NaCl). Shkruani barazimet për të treguar në mënyrë të përmbledhur atë që ndodh gjatë elektrolizës kur: i. marren masat paraprake për të parandaluar përzierjen e produkteve me njëri-tjetrin; ii. produktet kryesore (klori dhe hidroksidi i natriumit) përzien qëllimisht me njëri-tjetrin. b) Në industri, prodhimi i bromit realizohet në këtë mënyrë: së pari, bëhet përqendrimi i ujit të detit dhe më pas zhvillohet reaksioni i tij me klorin. i. Çfarë metode mund të përdoret për të përqendruar ujin e detit? ii. Shkruani barazimin e reaksionit që ndodh për prodhimin e bromit nga uji i detit i përqendruar, i cili vihet të veprojë me klorin. 5 Ushtrime përmbledhëse

