Page 98 - Demo
P. 98
90Situata e të nxënit: • krahasimi i strukturave elektronike të atomevedhe joneve të elementevetë grupit IIIA;• teoria e plotësimit të oktetit elektronik në nivelin ejashtëm të një atomi;• shembuj atomesh, te të cilëtkjo teori nuk gjen zbatim;• interpretimi i diagrameve të formimit të joneve pozitive dhe negative;• paraqitja e elektronit me “pikë apo kryq” në strukturat elektronike të atomeve apo joneve;• formimi i lidhjes jonike.• formimi i rrjetave kristalore;• vetitë e përbërjeve jonike.Njohuri të përgjithshme për lidhjet kimikeLidhjet kimike dhe forcat e bashkëveprimit 6 ndërmolekularTabela 1 Strukturat elektronike të atomeve dhe të joneve në elementet e periodës 3.Elementi Na Mg Al Si P S Cl ArStruktura elektronike e atomit2, 8, 1 2, 8, 2 2, 8, 3 2, 8, 4 2, 8, 5 2, 8, 6 2, 8, 7 2, 8, 8Numri i niveleve energjetike 1 2 3 4 5 6 7 8Joni i formuar Na+ Mg2+ Al3+ – – S2– Cl– –Struktura elektronike e jonit 2, 8 2, 8 2, 8 – – 2, 8, 8 2, 8, 8 –PËRKUFIZIMEPër të arritur një strukturë elektronike të qëndrueshme si ajo e gazeve të plogëta me 8 elektrone në shtresën e jashtme, atomet e disa elementeve japin elektrone, atomet e disa elementeve të tjera marrin elektrone, ndërsa atomet e shumë elementeve të tjera bëjnë të përbashkëta aq elektrone sa të formojnë oktet elektronik në shtresat e tyre të jashtme.6.1Në tabelën 1 paraqiten strukturat elektronike të atomeve dhe joneve të elementeve të periodës së tretë.Në tabelën e mësipërme vihet re se atomet e tri elementeve të para të periodës së tretë, Na, Mg dhe Al, kanë formuar jonet pozitive Na+, Mg2+ dhe Al3+.Këto jone janë izoelektronike me atomin e neonit, pra në shtresën e jashtme të secilit jon ndodhen 8 elektrone. (Për këto atome, jonet pozitive formohen si pasojë e largimit të elektroneve të nivelit të jashtëm kur atomeve u jepet energji. Natriumi ka lëshuar një elektron, magnezi dy elektrone dhe alumini tri elektrone.)Nga ana tjetër, elementet squfur dhe klor të kësaj periode, që ndodhen përkatësisht në grupet VIA dhe VIIA, duke pasur aftësi për të marrë elektrone, formojnë jonet negative S2− dhe Cl−. Këto jone kanë të njëjtën strukturë si argoni (gaz i plogët i periodës së tretë), pra kanë 8 elektronenë nivelin e jashtëm.Por, çfarë ndodh me elementet e mesit të kësaj periode, si silici dhe fosfori?Këto elemente zakonisht nuk formojnë jone (sepse nuk formojnë përbërje jonike), por mund të formojnë oktet elektronik në nivelin e jashtëm dhe të kenë një strukturë elektronike të ngjashme me atë të gazeve të plogëta. Kjo ndodh nëse këto elemente lidhen me elemente të tjera, duke bërë të përbashkëta aq elektrone sa të plotësojnë shtresën e jashtme me 8 elektrone.Në fillim të shekullit XX, kimistët arritën në përfundimin se të gjitha gazete plogëta, përveç heliumit, kishin 8 elektrone në shtresën e jashtme. Prania e 8 elektroneve në shtresat e tyre të jashtme tregonte se qëndrueshmëria dhe plogështia kimike e këtyre gazeve ishin pasojë e strukturës së tyre elektronike të nivelit të jashtëm. Gjithashtu, kjo iu dha shtysë kimistëve të propozonin teorinë e oktetit elektronik të realizimit të lidhjes kimike, e cila u paraqit në vitin 1916.Megjithatë, nga studimet ka dalë se përveç përbërjeve, ku atomet apo jonet përbërëse të tyre kanë 8 elektrone në shtresën e jashtme, ka dhe përbërjeku atomet apo jonet përbërëse të tyre nuk e kanë një strukturë të tillë.Për shembull, shumica e joneve të metaleve kalimtare (Fe2+, Fe3+, Cu2+)nuk e kanë shtresën e jashtme me 8 elektrone. E njëjta gjë vlen për edhe për atomin e squfurit në përbërjen SF6.

