Page 99 - Demo
P. 99
916.1 Njohuri të përgjithshme për lidhjet kimikePËRKUFIZIMELidhja që realizohet midis joneve me ngarkesa të kundërta quhet lidhje jonike. Ngarkesat e joneve janë numra të plotë dhe tregojnë numrin e elektroneve që kanë marrë apo kanë dhënë atomet e elementeve bashkëvepruese. Nëse përbërjet jonike që përftohen nga bashkëveprimi i joneve (+) dhe (-) janë të ngurta, jonet përbërëse të tyre tërhiqen me anë të forcave elektrostatike. Ato formojnë rrjeta kristalore jonike.1. Shikoni me kujdes figurën 1.a) Shkruani formulën elektronike të:i. jonit të litiumit;ii. jonit të oksigjenit.b) Përcaktoni atomin e gazit të plogët izoelektronik me jonet e:i. Li+ ii. O2-2. Vizatoni një diagram si ai në figurën 1, për të treguar si kalojnë elektronet nga atomet e një elementi drejt atomeve të një elementi tjetër, gjatë përftimit të:a) oksidit të magnezit;b) sulfurit të kaliumit;c) fluorurit të kalciumit.PYETJE DHE DETYRALi LiLi Liatomi i litiumit(2, 1)atomi litiumit joni i litiumitjoni i oksigjenitjoni i litiumitatomi i oksigjenit (2, 1)(2, 6)+ +2–OOFig. 1 Kalimi i elektroneve nga atomet e litiumit tek atomi i oksigjenit gjatë përftimit të oksidit të litiumit.Lidhja jonikeGjatë bashkëveprimit të atomeve të të njëjtit element ose të elementeve të ndryshme, si dhe gjatë bashkimit të joneve me ngarkesa të kundërta lindin forcat e tërheqjes reciproke, të cilat quhen forca të lidhjes kimike. Këto forca, në varësi të llojeve të grimcave që bashkohen dhe mënyrës se si realizohet ky bashkim, mund të jenë:a) forca të lidhjes kimike jonike; b) forca të lidhjes kimike kovalente.Përbërje jonike tipike përftohen kur elementet e grupeve IA dhe IIA bashkëveprojnë me elementet e grupeve VIA dhe VIIA.Diagrami 1 paraqet kalimin e elektroneve nga dy atomet e litiumit tek atomi i oksigjenit. Në këtë diagram, bërthama e secilit atom përfaqësohet nga simboli i saj, ndërsa elektronet e secilit nivel energjetik paraqiten me pika ose kryqe. Jonet janë vendosur brenda kllapave katrore, në të cilat djathtas - sipër është vendosur ngarkesa e tyre.Edhe pse elektronet e atomeve të ndryshme në diagramin 1 paraqiten me pika apo me kryqe, ato nuk kanë ndonjë ndryshim ndërmjet tyre. Kjo mënyrë paraqitjeje e elektroneve (si në diagramin 1) bëhet për të kuptuar më lehtë kalimin e tyre nga njëri atom te tjetri. Diagrami 2 tregon kalimin e elektroneve nga atomet e natriumit, magnezit dhe kalciumit përkatësisht tek atomet e klorit, oksigjenit dhe fluorit. Gjatë këtyre bashkëveprimeve atomi i natriumit jep një elektron, ndërsa atomi i magnezit dhe atomi i kalciumit japin nga dy elektrone. Po kështu, diagrami tregon se atomi i klorit dhe atomet e fluorit marrin nga një elektron, ndërsa atomi i oksigjenit merr dy elektrone. Nga diagrami shohim gjithashtu se formohen jonet: Na+, Cl-, Mg2+, O2-, Ca2+, F-. Këto jone kanë shtresë të jashtme elektronike si ato të gazeve të plogëta, me 8 elektrone. Si produkt i

