Page 10 - Demo
P. 10
Letërsia botërore e fillimshekullit XXRobert Dëlëne, \Kulla Eifel, ngrihet me forcë lart dhe përzihet me retë, si simbol i vrullit të fuqishëm drejt Modernitetit.LETËRSIA BOTËRORE E SHEKULLIT XX UmbertoBoçoni, Harkëtarët, 1915. Piktori futurist lartëson shpejtësinë, heroizmin, forcën e luftës. Memoriali i A. Ajnshtajnit,statujë bronzi në Akademinë Kombëtaretë Shkencave në UashingtonKonteksti historik dhe shoqëror i fillimshekullit XXLufta e Parë Botërore dhe industrializimi. Lufta e Parë Botërore (1914-1918) e ndan periudhën 1903-1925, nga pikëpamja ekonomike dhe politike, në dy faza: në fazën e parë (1903-1913), që është faza e triumfit të imperializmit, e “revolucionit të dytë industrial” dhe e lindjes së borgjezisë së vogël; dhe në fazën e dytë (pas luftës), që karakterizohet nga një situatë e paqëndrueshme ekonomike, sociale, politike dhe demografike, e cila përfundoi me triumfin e regjimeve totalitare të fashizmit, të nazizmit dhe të bolshevizmit. Veprimtaria kulturore që përfshinte gazetarinë, botimet, teatrin dhe kinemanë, “u industrializua”. Krijuesit u kthyen nga intelektualë të pavarur (sa i përket sigurimit të të ardhurave) në rrogëtarë, gjë që shkaktoi krizën e intelektualëve në përgjithësi dhe të krijuesve në veçanti. Kjo situatë u reflektua në formulën e Frojdit – “sikleti i qytetërimit” – e cila përmbledh më së miri klimën e re: qytetërimi ka një çmim që paguhet me tensione sociale kolektive dhe me ankth individual. Zbulimet e mëdha në shkencat e natyrës. Në fillim të shek. XX, përmirësimi i cilësisë së jetës u ndërthur me konceptet e reja për kohën, hapësirën, materien, energjinë. Shpikjet e shekullit XX, si: automobili, aeroplani, kinemaja, llamba elektrike, radioja, u dhanë hov komunikimeve, fantazisë, mënyrës së jetesës së njerëzve dhe transformuan perceptimin e hapësirë-kohës. Shkencat ekzakte ndryshuan konceptimin unitar dhe objektiv të universit. Teoria e relativitetit e A. Ajnshtajnit kapërceu konceptimin e “kohës objektive” dhe futi në krizë konceptin e kohës 8

