Page 100 - Demo
P. 100
N’ fletë t’ sylahit çatallue9;Veç pá folë s’ mujt me u durue:Avdì Pashë, tha, mâ kadalë! Mos e thuaj dý herë at fjalë,Se, per Dî’n e per Imâ’n,T’bâj qi t’ kjajë e zeza nânë!T’ bâj qi t’kjajë pa exhel tý nâna10;Pse n’ Shqypní ká djelm si Zâna, Qi per Mbret e troje t’ vetaNuk u dhimet gjâja as jeta:E kû i lypë besa e burrnija,Kû i lypë Mbreti e i lypë Shqypnija,Kta mâ t’ parët jânë n’ fushë t’ mejdanit,Kta mâ të rrebët janë n’ballë t’dushmanit12:* * *Në Vraninë, qe, un jam tue t’dalë,Cubat Knjazit me t’i a ndalë. Veç t’i lypi un dyzet vetë,Dyzet vetë, po, djelm të letë,Qi të desin kû t’ zatesin:Si mund t’léjn veç e n’Shqypn’;E po t’ ap besen e Zotit, Se, pa u djegë un n’ flakë t’ barotit,S’ ká me u lshue per t’ gjallë Vranina.Avdì Pasha kênka çue,Osos doren ká shterngue:Aferim, bre, ti Oso Kuka! Se tý t’ thotë fjala edhè dukaQi ké lé nji sokol malit.Zgidh kû t’ jetë, po, pika e djalit,Edhè del ti n’ at rranxë boke13:N’ at Vraninë, kû t’zezat loke,Qi kan mlue, ehu! djelmt e rí,Qi kan kthy rejat n’ gjiní,Janë tuj t’ pritë si drita diellin.* * *Veshë e mbathë e n’armë shtrengue,Shtatin div, e sý’ n si zhgjeta,Oso Kuka n’ jelek arit,Pash e m’ pash po i bjen pazarit.Njitë mbas tij vjen shpata e dekës,Soko Tona i Gurit t’ Lekës;Soko Tona, si Valbona,Larg permendë m’ kto male t’ ona,Si per bukë n’ shpí t’ tij të ngranme,Si per pushkë e besë të dhanme.Thonë se i ká nja trí nishane,Trí nishane, me fermane14Për shërbim qi i baka Mbretit9N’ fletë t’ sylahit çatallue – bërë si çatall, duke shikuar vëngër.10T’ bâj qi t’kjajë pa exhel tý nâna – pa të ardhur çasti i caktuar i vdekjes, nga Zoti.11n’ fushë t’ mejdanit – në fushën e betejës. 12dushmani – armiku, pushtuesi.13boke – bregore e zhveshur. 14ferman – urdhër me shkrim i sulltanit në Perandorinë Osmane për një emërim, gradim.98

