Page 101 - Demo
P. 101
Ktej e andej valën e detit. Mbrapa i shkonin qa’ i biri i t’ mirit,Taro Pllumi i Jegumirit.Mandej vînë dý rê mizore,Dy djelmoça prej Zagore:Kaçel Doda e Kerrni Gila: Rritun moc15 si karajfila.Ehu! bre Oso, Oso-rrfeja,Ç’ kan me t’namë dý vasha t’ reja:Ç’ kan me t’ nam dý bija naneN’ ato mrize e n’ ato stane,Kúr, kërcunat16, kan me ndí,Se ke zgiedhe dy dhandrra t’ ri,Me i perpjekë me Mal të Zí.Po a thue e njef njat kime-zí,Qi e ká ballin si siní17, Qi e ká sýnin si duhí18,Qi i ká shpatllat si nji arí?Aj âsht Çoku i Mar Kolë DinitPrej Kabashit t’ Dukagjinit:Trim i çartun19, trim si Zânë, I pá tatë edhè i pá nânë,Dy gur njitë, thonë, s’ i ká lânë.Per mbas ktij vjen çeta tjeter,Do mâ t’ rí, do prap mâ t’ vjeter,Por t’ gjith mocë me trimëní: Me trimní e me bujarí:Veç, per dukë e per pashíDán mâ n’ shâj njaj Jup Qehaja,Galo Keqi e Sinanaja,Vuksan Gjeli e Met Zeneli; E nder t’gjith – porsì hýll drite,Preng Markola prej Mirdite:Lypë per pushkë ky e per pleqníQ’ mêrr prej Shkodre e n’Peshkopí.Veshë e mbathë e m’ armë shtrengue21: Thue se krushq po duen me shkue…15mocë – në të njëjtën moshë, njëlloj, barabar për nga trimëria.16kërcunat – të shkretat vajza. 17sini – tepsi e cekët.18duhi – i fortë, i fuqishëm. 19i çartun – shumë trim, trim i egër, i ashpër. 20Veshë e mbathë e m’ armë shtrengue – armatosur mirë me të gjitha armatimet. Oso Kuka në kullë. Ilustrim99

