Page 102 - Demo
P. 102


                                    S T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Cila është fyerja që u bën Avdi Pasha shqiptarëve? Ç’mjet stilistik ka përdorur autori për ta paraqitur atë? Mendoni se kjo fyerje është e paramenduar, duke ditur krenarinë e shqiptarëve?2. Çfarë emocionesh ndjen Oso Kuka kur dëgjon pashain “turçeli” të thotë: “paska mbetë Shqipnia n’vasha”?3. Nga janë 40 djemtë shqiptarë të zgjedhur në çetën e Oso Kukës? Cilat janë elementet epike në përshkrimin e këtyre heronjve?Analizë përmes shembujve 4. Fishta nxjerr në pah mënyrën arbitrare të sjelljes së përfaqësuesve të shteteve evropiane ndaj shqiptarëve. Analizoji këto fakte nëpërmjet vargjeve: n’krye t’javës dielli kur u cue,/për me shndëritë mi kobè t’shèkllit,/kù e perbuxnè shuen e Drèjta. 5. Analizoni vargjet: Ehu! Bre Oso, Oso-rrfeja,/ç’ kan me t’name dy vasha t’ reja/ç’ kan me t’ nam dy bija nane. Pse do ta mallkonin Oso Kukën? Çfarë parashikojnë këto vargje?Reflektim dhe vlerësim dijesh6. Komentoni betimin e Oso Kukës duke u nisur nga koha kur zhvillohen ngjarjet: “qi për Mbret e troje t’ veta/nuk u dhimbet gjâja as jeta:/e kû i lypë besa e burrnia,/Kû i lypë Mbreti e i lypë Shqypnija”. Për çfarë është gati të sakrifikohet ai? 7. Ç’përfaqëson Oso Kuka dhe 40 djemtë që e ndjekin dhe ç’përfaqëson Vulo Radoviqi me cubat e tij? Ku qëndron ndryshimi mes tyre?Fjala dhe përdorimi i saj9. Gjeni në këto vargje, figurën letrare tipike për “Lahutën e Malcis”. Gjeni raste të tjera të kësaj figure në këtë këngë: qi po vrasin djelmt e rí,/qi po mârrin lopët me viça,/qi po presin dhênt me ogiça,/qi po djegin kulla e stane,/e po thájn kaq zêmra nane! Ku e keni hasur tjetër përdorimin e shpeshtë të kësaj figure? 10. Fishta kërkon që poema e tij të jetë më shumë se histori. Heronjtë, ndonëse njerëz të vërtetë, janë ngritur në nivelin e legjendës. Aj âsht Çoku i Mar Kolë Dinit Prej Kabashit t’ Dukagjinit: Trim i çartun, trim si Zânë. Përveç figurës së krahasimit, çfarë figure tjetër shfaqet në këto vargje? Analizoni mënyrën se si është ndërtuar.11. Vëreni me kujdes detajet që përdor shkrimtari në përshkrimin e djemve që bëjnë pjesë në çetën e Oso Kukës. Gjeni në tekstin e këngës disa krahasime foljore dhe disa krahasime emërore. Detyra dhe këshilla 1. Hulumtoni rreth figurave historike shqiptare që janë vetëflijuar për lirinë e atdheut. 2. Gjeni informacion historik për Oso Kukën. Krahasojeni atë me përfytyrimin që kishit krijuar nga fragmentet e veprës së Fishtës.100
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106