Page 103 - Demo
P. 103


                                    Edhè kqyr at herë ç’ká bâNjekjo Ora malazeze,Vetull-reptë e fëtyrë-kërmeze1,Njanit sý si e vrangtë, po, shtriga;Por e fortë, e idhtë si shlliga2, E pabesë, gjithmonë belá,Kurrkund halli mos m’ i u pá,Kur po bâte mendsh ndojheraMe u trenue3: t’ u hodh si fjeraPorsa atý vigmën4 ká ndieE kallë zêmrërat me mní5,T’ âsht lshue fluturim n’p’r ajriKah Nokshiqi, drejt njâj mâje,Shpatit s’cilles, staje – stajeDerdhë nper çufrra e ndêtë mbas lakut, Forca e urdivet t’ KaradakutUrdhnin pritte t’ Mark Milanit,Me u flakruem trimat rrféM’ llogje t’ grisuna t’ mejdanitE me u vrá atà dhè me u pré Me Shqyptarë, e n’ gjak me u lá:Si gjithmonë Shqyptár è ShkjáJanë lá n’ gjak, q’ se fati i zíFlakë e agzot6 vûni per brî:Vû per brî Shqypní e Mal t’ Zí !  * * * N’saje t’ t’Lumit Perëndí,Cilen n’ Plavë, dreken n’ Gusí:Zamren n’ Hot e darken n’ Shkoder, Mu n’ Kalá të Rozafatit,Perbindsh mndere ngrefë m’ at koder;Pse, shka merr Drinit per s’ t’ gjatit,FRAGMENTZana e malit sipas përfytyrimit në mitologjinë shqiptareKënga XXVGjaku i marrun Në këngën e njëzetepestë, “Gjaku i marrun”, tregohet se si Ora Malazeze nxit Mark Milanin që të sulmojë shqiptarët dhe të pushtojë tokat shqiptare. Në anën tjetër shqiptarët mbrohen nga Zana e Madhe. Armiqësia mes njerëzve është shumë e madhe. Konflikti mes njerëzve është zgjeruar edhe në luftën mes orëve e zanave shqiptare dhe orëve e zanave malazeze. Zana e Madhe në një moment e kap Orën e Malit të Zi dhe bashkë me dy shtrigat e Fushës së Iballës, Suta dhe Pasuta, hipur në dy breshka, e mbajnë pezull në ajër. Ato e lidhin Orën shkjaje në blirin e mbjellë në krye të varrit të Tringës, duke marrë hakun e saj.1fëtyrë-kërmeze – fytyrë si e lyer me bojë të kuqe të errët.2shlliga – nepërkë.3me u trenue – me lujt mendsh; e çmend; e tërboj.4vigmën – britmën, klithmën.5kallë zèmrërat me mní – ndez zemrat me inat.6agzot – barut në fole të fishekut.101
                                
   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107