Page 104 - Demo
P. 104
M’ Shkam të Pejës e kû rreh deti,Atà né, me gisht e leter, Na e kan falë Krajlat e Mbreti.Prandaj sod nuk ká zot tjetrKjo Shqypní këtu e dér m’ Drî.Per posë Knjazit t’ Malit t’Zi:Knjaz Nikollës rriti, Zot, jetën! Qi na e duen Krajla edhè Mbretën.Per bukë të thatë jue cullt e gruejaSod te shpija u rrín tue u ankue:Qe Shqypnija; âsht tokë e juaja,Mjaft qi t’ doni me e pushtue. M’têni, burra, e mos e lshoni!Token t’ uej sod t’ a pushtoni!Grát e fmijn zijet shpëtoni!Kshtu tha Marku. Bjen burija * * * Grykë per grykë e flok per flok Ora e Zana ashtû përlá,Ç’t’ janë dermishë shoqe me shoqe!M’ dhâmë e m’ thoj se ç’t’janë lvyë!Ç’po u shkon gjaku rrkajë npër ftyrë!Fluturim nëpër ajrí, Idhtë n’ mjet vedit kapërthye,Haju, shaju me mëní,Vrrit, piskat sa kurr ki’n n’krye:Fort po u ndiqshin e u përpiqshinPo u shkëlvitshin e u llomitshin, Herë dér m’rê tue zgjatun shtatin,Herë tue hî sì xhixhilloja;Tash npër tokë, porsì dý bolla,Shkarrafendu: mbandej shrregullPrap n’për ajr kacrrue n’ mjet vedit7, Porsì verës dy pilivoesa,Kúr shoqe me shoqe hahen:Siell e bje ato njana tjetrës,Me nji pezm, me nji mëní,Mendt e krés8 me t’pasë mërzí; Veç kurrnjanes nuk po i delMe u ngrefë m’ shoqe kacagjel.Por se, qe, nëpër ajrí,Dikû andej prej Fushës s’Iballes,Vîjn dý Shtriga, hypë m’dý breshka: Njena Sutë, tjetra Pasutë. * * * Ajrit Shtrigat tue kalueBreshkave kaluer mbí shpinë,Kúr kan rá drejt Metohís 7Prap n’për ajr kacrrue n’ mjet vedit – në ajër janë kacarrue, përleshur.8mendt e krés – mendtë e kokës.102

