Page 106 - Demo
P. 106
S T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim teksti1. Çfarë roli merr përsipër të luajë Ora e Durmitorit në këtë këngë të “Lahutës së Malcis”? 2. Kë vendos rrëfimtari përballë Orës së Durmitorit? Çfarë i bashkon ato njëra me tjetrën?3. Çfarë efekti ka kapja dhe lidhja e Orës së Durmitorit nga Zana e Madhe tek ushtria malazeze?4. Kujt ia kushton Zana e Madhe mundjen e ushtrisë së Malit të Zi dhe vdekjen e shumë ushtarëve malazezë në luftime? 5. Analizoni titullin e këngës, “Gjaku i marrun”, dhe forcën e madhe që nxit hakmarrja në veprimet e orëve dhe të zanave. 6. Si është raporti mes rolit që luajnë njerëzit dhe figurat mitologjike në këtë këngë? Analizë përmes shembujve 7. Zana dhe orët malazeze nxitin njerëzit për luftë. Zanat dhe orët shqiptare marrin hak për Tringën. Çfarë tregojnë këto veprime për marrëdhëniet që kanë këto qenie mitologjike me njerëzit?8. Gjeni në tekst epitete që përshkruajnë Orën e Durmitorit. Si paraqitet pamja dhe forca e saj fizike? 9. Luftëtarët e Mark Milanit paraqiten si burra shumë të fortë. Cili është funksioni i theksimit të forcës së tyre fizike në poemë?Reflektim dhe vlerësim dijesh10. Çfarë tregojnë vargjet e mëposhtme për marrëdhënien e shqiptarëve me sllavët?si gjithmonë Shqiptarë e Shkja/janë là n’gjak, q’se fati i zi/flakë e agzot vuni përbri/vu përbri Shqypni e Mal t’Zi!11. Interpretoni fjalët e Mark Milanit për mënyrën se si iu fal toka shqiptare malazezve: n’Shkamb të Pejës e ku rreh deti/ ata nè me gisht e letër/na e kanë falë Krajlat e Mbreti. Fjala dhe përdorimi i saj 12. Në veprën “Lahuta e Malcis” ndeshim shpesh mungesën e një fjale ose më shumë fjalëve. Gjeni këtë figurë të sintaksës poetike në këto vargje dhe shpjegoni funksionin e saj: Ora e Zana ashtu përlá, /Ç’ t’ janë dermishë shoqe me shoqe!/ M’ dhâmë e m’ thoj se ç’ janë lvyrë ! Ç’ po u shkon gjaku rrëkajë npër ftyrë!13. Në këtë këngë është shumë e pranishme figura e asindentit, e cila konsiston në mungesën e lidhëzës mes dy gjymtyrëve. Gjeni shembuj dhe diskutoni për mënyrën e ndërtimit të tyre. 14. Çfarë efekti përdorimi ka figura e krijuar në dy vargjet e mëposhtme?Ká marrë kangen e po këndon;/Po këndon m’kep t’Vizitorit,/Larg me u ndî m’ Boka t’Kotorrit.Me ç’figurë kemi të bëjmë? Detyra dhe këshilla 1. Krahasoni orët dhe zanat në këngët e \e Homerit. 2. Diskutoni rreth aktualitetit të poemës “Lahuta e Malcis” dhe problematikave që diskutohen në të. 104

