Page 107 - Demo
P. 107
Jeta dhe veprimtariaMomentet kryesore të jetës së LasgushitLasgush Poradeci (pseudonimi letrar i Llazar Gushos) lindi në Pogradec në vitin 1899, në një familje që kishte dhënë ndihmesë në lëvizjen patriotike. Mësimet e para i mori në vendlindje. Pikërisht në Pogradec, në qytetin piktoresk buzë liqenit magjiplotë, Lasgushi kaloi fëmijërinë e tij, duke krijuar kështu një lidhje të pashkëputur me të, që do të vazhdonte deri në vdekje të tij. Shkollimi dhe veprimtaria e tij e mëvonshme si mësues e përkthyesMësimet e mëtejshme i vazhdoi në një shkollë rumune të Manastirit. Më pas, filloi studimet e mesme në një lice fretërish francezë në Athinë. Gjatë kësaj kohe, nisën t’i shfaqen shenjat e para të sëmundjeve që nuk iu ndanë, aq sa mjekët në atë kohë i parashikuan një jetë të shkurtër. Sidoqoftë, me këto shqetësime e me vështirësi të shumta ekonomike, Lasgushi i ri u vendos në Bukuresht, ku kishin mërguar shqiptarë të shumtë prej trevave të tij dhe viseve të tjera shqiptare. Aty Lasgushi Lasgush Poradeci është liriku i shquar i poezisë shqipe, i cili e pasuroi atë me mjaft ndjeshmëri, variacione stilistike dhe modernitet. Poezia lasgushiane përcjell përjetime të thella mbi dashurinë dhe dramat që e shoqërojnë këtë ndjenjë të bukur njerëzore. Ato shfaqin një këndvështrim harmonioz, sa me emocionalitet dhe origjinalitet artistik, aq edhe me vizion filozofik.Lasgush Poradeci (1899-1987)Jeta dhe vepraLasgush PoradeciLasgush Poradeci me bashkëshorten Nafije, Tiranë 1939Lasgush Poradeci me dy vajzat e tij, Konstandinën dhe Marien105

