Page 108 - Demo
P. 108


                                    nisi studimet e larta në disa fakultete, përfshi edhe degën e pikturës. Gjatë kohës së qëndrimit në Bukuresht, ai u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë Shqiptare të Rumanisë. Kryetar i saj ishte poeti i njohur Asdreni, me të cilin e lidhi një miqësi e fortë dhe e pandarë për tërë jetën. Ndonëse në kushte të vështira jetese, i detyruar të shiste gazeta rrugëve dhe shpesh i pangrënë, Lasgushi ishte një student i etur për dije. Ndiqte edhe kurse për mësimin e hebraishtes me qëllim që t’i lexonte në origjinal profetët, madje nisi të studiojë edhe sanskritishten, për ta njohur nga afër botën e lashtë hindu. Në vitin 1924, pas një qëndrimi të shkurtër në Pogradec, Lasgushi vendoset në Austri, ku nisi studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermanike, në universitetin e njohur të Gracit. Në përfundim të tij, në vitin 1933 mbrojti disertacionin me temë: “Eminesku i injoruar dhe ideologjia e tij popullore-atdhetare”, duke shlyer kështu edhe një detyrim shpirtëror ndaj poetit të madh rumun, të cilin e kishte mbajtur si model letrar. Në vitin 1934, pas njëzet vitesh studimi, por edhe vështirësish e brengash, Lasgushi u kthye në atdhe. U caktua si mësues vizatimi në gjimnazin e Tiranës. Pas viteve të Luftës së Dytë Botërore, punoi si përkthyes letrar profesionist në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Gjatë kësaj kohe, përktheu disa nga veprat e poetëve më të shquar si: A. S. Pushkin, Gëte, Hajne, Miskieviç, Lenau etj. Më pas, ai bëri një jetë të tërhequr e disi të harruar nga ambienti zyrtar i kohës, por gjithsesi, duke u kthyer në një legjendë që në gjallje të tij. Vdiq në vitin 1987, duke lënë pas një vepër poetike të rrallë për nga larmia e shprehjes dhe e formave. Ai prehet në qytetin e Pogradecit, në vendlindjen aq të dashur për të, me të cilën u identifikua edhe në emrin letrar që e pati tërë jetën. Në nderim të poetit, buzë liqenit të këtij qyteti, është vendosur shtatorja e tij e derdhur në bronz.Veprat letrarePeriudha para Luftës së Dytë BotëroreNë vitin 1933, në Rumani, me interesimin dhe kujdesin e posaçëm të kolonisë shqiptare atje, me këmbënguljen e palodhur të miqve të tij, Asdrenit e sidomos të Mitrush Kutelit, do të shihte dritën e botimit “Vallja e yjve”, një libër poetik i plotë, që përfshinte poezi të Lasgushit, të shkruara e të botuara në vitet 1921-1924. Katër vjet më vonë, më 1937, disa prej këtyre krijimeve, tashmë të ripunuara, si edhe mjaft Lasgush Poradeci, Asdreni, Ernest Koliqi, Tefta Tashko, Lola Gjoka, Shkodër, shkurt 1938, me rastin e ardhjes së Asdrenit në Shqipëri106
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112