Page 109 - Demo
P. 109
krijime të mëvonshme, u përmblodhën në librin e dytë poetik, me titullin “Ylli i zemrës”.Ndërkaq, Lasgushi kishte shkruar edhe shkrime joletrare për historinë e mërgatës shqiptare në Rumani, si edhe një jetëshkrim të veteranit të lëvizjes kombëtare në Rumani, Nikolla Naço-Korçës (1931).Krijimtaria në vitet e pasluftës, e përqendruar te përkthimiNë vitet ‘30-’40, L. Poradeci vijoi të shkruajë e të botojë poezi në disa nga periodikët e kohës. Në vitet e pasluftës, Lasgushi nis një periudhë të dytë të veprimtarisë letrare, e cila ishte e përqendruar te përkthimi i veprave letrare, për shkak të punës që ai ishte i detyruar të bënte si përkthyes me rrogë. Të paktën deri në vitet ‘50 nuk ka shkruar ndonjë gjë të rëndësishme. Botimi i dy poemave të njohuraNë vitin 1958 shkroi poemën e njohur “Kamadeva”, e cila do të priste deri në vitin 1990 për të parë dritën e botimit e të njohjes nga lexuesi. Po në këtë vit, u botua për herë të parë edhe poema tjetër e tij, “Ekskursioni teologjik i Sokratit”, e shkruar qysh më 1975-n. Të dyja këto poema poeti i vendos në një kohë të largët, në kohë të lashta. Por ato transmetojnë mesazhe të gjithëkohshme humanizmi e vlerash të larta morali. Madhështia e aktit vetëmohues të Sokratit, si armik i shpallur i hipokrizisë dhe luftëtar deri në vdekje për triumfin e së vërtetës, e bën mjaft aktuale figurën e këtij filozofi. Sokrati e ndërmerr ekskursionin e tij si një udhëtim për të zbuluar të vërtetën. Dhe këtë e bën përmes dialogut të hapur të tij dhe përfaqësuesve të hierarkisë së pushtetit dhe fesë. Përmes këtij dialogu, realizohet edhe zbulimi i të vërtetave të hidhura e tronditëse. Ky akt i Sokratit, për të zbuluar deri në fund të vërtetën, shënon edhe fundin e tij, pasi kryeprifti e kishte paralajmëruar se do të dënohej nëse e zbulonte të vërtetën e besimit mashtrues. Por pikërisht këtu qëndron edhe madhështia e aktit të Sokratit. Ai, me vetëdije, e pi deri në fund kupën e helmit, duke mos u pajtuar për asnjë fije dhe duke e sfiduar me plot dinjitet botën e gënjeshtrës dhe të mashtrimit. Dy poezi të tjera:“Baladë poradecare” (kushtuar Reshit Çollakut) dhe “Baladë për kalanë e Poradecit” (kushtuar Muharrem Çollakut), Lasgushi i kishte shkruar e botuar në vitin 1974. Fakti që trashëgimia poetike e Lasgushit është jo mjaft e vëllimshme, lidhet jo vetëm me faktorë e rrethana të biografisë së tij, por edhe me natyrën e tij sqimatare dhe me kërkesat e larta artistike që kishte ndaj vetes. Të shumtat e poezive të tij janë shkruar në dy a më shumë variante, të cilat, vetëm pasi arrinin trajtën e tyre përfundimtare, mund të konsideroheshin nga Lasgushi si të denja për t’u botuar. Sidoqoftë, pjesa e krijimtarisë poetike të viteve ‘20-’30, mbetet pjesa më e rëndësishme e krijimtarisë së tij, për shkak se ajo shënoi kuota të reja e cilësi të paarrira më parë në traditën e poezisë shqipe.LASGUSH PORADECIPOEZIAVepra ILASGUSH PORADECIVepra IIPUBLICISTIKËKrITIKË LeTrareanToLogjI ShqIPe e KËSIKohËShmeLASGUSH PORADECIDitar Dhe korresponDencë intimeVepra IIILASGUSH PORADECIKorrespondencë Lasgush poradeciMitrush KuteLiVepra IV107

