Page 11 - Demo
P. 11


                                    absolute. Ndryshime të mëdha në fizikë dhe në matematikë sollën teoria e kuanteve e M. Plankut, parimi i pasigurisë i V. Heisenbergut dhe teorema e paplotësisë e K. Godelit. Zhvillimet në shkencat shoqërore. Shkencat sociologjike, psikologjia dhe filozofia e gjuhës treguan elementin e relativitetit edhe në vetëdije. Teoria e psikanalizës modifikoi konceptin për njeriun dhe për botën e tij të brendshme shpirtërore. Themeluesi i saj, mjeku austriak, Zigmund Frojdi (1856-1939), në librin e tij “Interpretimi i ëndrrave” (1899), trajtoi nocionin e nënvetëdijes, një lloj territori i paeksploruar në psikikën e çdo individi. Frojdi analizoi pjesën irracionale të njeriut, ëndrrat, kujtimet e fëmijërisë më të largët të zhytur në labirintet e kujtesës, shoqërimin e lirë të mendimeve, sferën e seksualitetit. Filozofia e re u përqendrua te subjektivizmi dhe bota e brendshme shpirtërore, te shkencat humane, historia, feja, arti. Studiuesit mendonin se në histori duhet të sundojë aktiviteti interpretues i subjektit dhe se historia identifikohej me historiografinë. Lufta standardizoi burokracinë: çdo aspekt i jetës civile dhe sociale sundohej nga nevojat administrative. Nevoja për disiplinë, për racionalitet në shërbime, për rregull në ekonomi, përcaktuan krijimin e një aparati të madh burokratik. Themeluesi i sociologjisë, Maks Veber (1864-1920), vuri në dukje plotfuqinë e burokracisë në shoqërinë moderne të masave, nevojën e aparatit burokratik për garancinë e funksionimit korrekt të saj dhe dallimin mes karakterit relativ të sistemit të vlerave dhe karakterit neutral të sistemit të teknikës dhe të shkencës. Denoncimi i “Sikletit të qytetërimit”F. Kafka Pikturon një botë të tjetërsuar dhe absurde, ku individët janë të vetëm përballë një pushteti të verbër dhe të pakuptueshëm.M. Prusti Studion transformimin e botës dhe të vlerave, duke mbrojtur identitetin subjektiv.T. Man Ndalet në dekadencën dhe në krizën e borgjezisë.L. Pirandelo Tregon që impulset e jetës mbyten nga mungesa e autenticitetit të formave sociale.Xh. Xhois Pikturon kaosin e botës moderne dhe të përhapjes së njohurive.I. Svevo Krijon personazhe që nuk u mbajnë nervat, të mefshtë, në kërkim të një ekuilibri mes sëmundjes dhe shëndetit. Zigmund FrojdXhorxh Groz, \diellit\e paaftë për të qeverisur, zbaton urdhërat e industrialistëve, pa kundërshtim, ndërsa populli, i simbolizuar nga gomari, bindet me sy mbyllur.Letërsia e fillimshekullit XX: karakteristikat e përgjithshme Gjatë shekullit XX u ndërthurën shumë linja artistike, shpesh paralele dhe antagoniste, prandaj është e pamundur të evidentohet një lëvizje e vetme që të përfshijë brenda saj frymën e epokës. Zhvillimet e shkencave natyrore dhe shoqërore ndikuan ndjeshëm në letërsinë e shek. XX. Lulëzuan drejtime letrare të larmishme dhe individualitete krijuese të spikatura dhe origjinale. Veçoritë kombëtare të krijuesve të ndërthurura me peripecitë kolektive, i dhuruan letërsisë botërore vepra të shumta në prozë, poezi dhe dramë. Në letërsinë e shek. XX, mori zhvillim të Periudhat e letërsisë së shekullit XXPeriudha 1: 1903-1925 Periudha e avangardavePeriudha 2: 1925-1956 Letërsia e traditës (në forma të ndryshme)Periudha 3: 1956-1970 Eksperimentimi, NeoavangardaPeriudha 4: 1970 - ... Postmodernizmi9
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15