Page 110 - Demo
P. 110
Lasgushi ka botuar edhe disa ese e kritika letrare, ku përcillen vlerësime mbi veprën e Naim Frashërit, Gjergj Fishtës, Mitrush Kutelit, Musine Kokalarit dhe autorëve të tjerë. Shkrimi i tij i “Poezi et coetera...” shtron disa çështje të specifikave që mbart arti i poezisë. Ato kanë të bëjnë me vizionin e poetit për ta përcjellë poezinë e tij si një art kompleks dhe jo bardh e zi, ku duhet të ndihet përherë origjinaliteti, si dhe zelli dashamirës në leximin dhe në intrepretimin e saj.Tipare të lirikës së LasgushitLasgushi themelues i poezisë moderne shqipe Me dy librat e tij poetikë, të botuar në periudhën e gjysmës së parë të shekullit XX, Lasgushi solli në poezinë lirike shqiptare një sërë tiparesh të reja, që lidhen me një shkallë ndjeshmërie të lartë, me një vetëdije estetike të re, që e ka bazën në rivlerësimin e figurës e të shprehjes poetike dhe në tërësi me emancipimin e poezisë së re shqipe. Prandaj, ai qysh në fillim u cilësua nga kritika dhe nga lexuesit si një themelues i poezisë moderne shqipe. Shenjë dalluese e këtij moderniteti ishte edhe fakti që ai e ndjente veten kryekëput poet, duke e konceptuar poezinë të çliruar nga detyrime të natyrave të tjera, politike apo sociale. Këtë kredo të tij poetike, Lasgushi e paraqiti qysh në poezinë “Zog i qiejve”, e cila zinte vendin e një parafjale të veprës poetike të tij.Këng’ e lasht e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak...Do t’-ja marr që sot e tutje si bilbili parëverak,Që nga fund’ i vetëvetes do këndoj një mall të ri...Në poezinë e Lasgushit shfaqen edhe veçori të tjera, që lidhen me drejtime e prurje të tjera poetike. Një e tillë veçori është edhe marrëdhënia e tij me poezinë simbolike. Vetë Lasgushi nuk e pranonte që të ishte i ndikuar nga simbolizimi, por pavarësisht nga kjo, pothuaj të gjithë studiuesit e poezisë së tij kanë vënë re tipare të tilla, si: përkujdesja e dukshme që ai ka për efektet tingullore të vargut, përdorimi i një simbolike të një natyre të veçantë, të lidhur me poetët simbolistë e të frymëzuar prej tyre. Poezia e tij nuk përshkruan, as analizon, por, evokon ndjesi dhe kërkon perceptimin e realitetit nëpërmjet shqisave.Në hije të kasolles që nxin atje mi mal, J-a nis me zë të shtruar... j-a merr më dal-nga-dal..., J-a thua më të dhembshur... j-a thua më të qarë...,J-a derdh e përvëluar... j-a zjen... e ja heq zvarë...Përvijon imazh pamorAktivizon shqisën e të dëgjuarit për të përvijuar te lexuesi: mënyrën e realizimit të vijës melodike, harmonizimin e zërave, përshkallëzimin e ndjenjës.Elementet e poezisë popullore në poetikën lasgushianePo kaq e rëndësishme është edhe përbërësja tjetër e poetikës lasgushiane: poezia popullore.Për Lasgushin, poezia popullore ishte jo vetëm objekt frymëzimi, por edhe burim i pashtershëm mjetesh stilistike, fjalësh të rralla e konceptesh të shëndosha morale, sintetizim i mjeshtërisë dhe i gjenisë kolektive. Mjafton të përmendim motivin e mallit, që poeti me mjaft intuitë dhe ndjeshmëri poetike e mori nga burimi i poezisë popullore dhe e bëri një nga motivet më të parapëlqyera dhe më të ndjera të poezisë së tij. Kjo është 108

