Page 111 - Demo
P. 111


                                    edhe arsyeja që sipas disa studiuesve krijimtaria poetike e Lasgush Poradecit i takon një romantizmi të vonë.Marrëdhënia me poezinë popullore është aq e hapur dhe intensive, saqë shpesh janë zhdukur kufijtë e dallimit mes njërës dhe tjetrës. Mjaft nga poezitë e dashurisë së Lasgushit këndohen edhe si këngë popullore, ndërsa ndonjë poezi e tij, siç është \këto poezi të kësaj prurjeje ndjekin modele të këngëzimit popullor, duke bartur freski e tone të gëzuara.Fryn veriu në mal të thatë,Thotë vasha lele ngriva.Duro vashë të durojmë,Si duron mali dëborën.Në të shtënça moj në dorë,Do të ngroh si top dëborë.Zun’ e shkojnë dallandyshet,Thotë vasha po venitem.Venitu, vashë, venitu,Siç venitet zemra ime... (“Balladë”)Leksiku në poezinë e LasgushitPoezia e Lasgushit përuron një fazë të re në poezinë shqipe, në të cilën kujdesi për formën dhe për vargun, për tingëllimin dhe ligjërimin poetik është përparësi. Ky kujdes i poetit është shprehur më së miri në fjalorin e tij poetik. Një kategori e tërë fjalësh të vjetra të shqipes u shpluhurosën dhe u riaktivizuan në poezinë e tij (të tilla si emra lulesh dhe sendesh: “çetele”, “sumbull”, “kindër”, “pah”, “skistër” etj., ose: “gjeratore”, “pikëlore”, “hepuar”, “levorashë”, “pipëlimë” etj.). Një burim tjetër i pasurimit të fjalorit poetik lasgushian është edhe ngjizja e fjalëve të reja, sipas modeleve që ofron vetë gjuha shqipe. Kështu mund të bëhej një listë mjaft e gjatë me risitë leksikore të Lasgushit, por mjafton të përmenden disa: belkëputura, sysorkadhe, meshollëkëputura, bilbilfinoshi, gush’-e-llërë-e-gjibardhoshe, shtatlëkundura pallua etj., për të kuptuar mekanizmin sipas të cilit janë formuar shumica prej tyre. Dhe ja se sa i bukur del efekti tingëllues i këtyre neologjizmave vetëm në një fragment poezie:Vijnë vashat valle-vallegushë-e-gjistolisuranjë pëllumb, një syzorkadhe...(“Vallja e luleve”)Pikërisht për këtë arsye, M. Kuteli, teksa studion poezinë e Lasgushit, konstaton se kemi të drejtë të flasim për një fjalor tipik lasgushian, i cili sendërtohet mbi bazë modelesh e brumi mirëfilli shqiptar. Risitë në formëLasgushi dëshmon qartazi natyrën e tij të përkorë, por edhe novatore me një larmi ritmesh që përbëjnë një pasuri të vërtetë, që rrallë do të përsëritet në krejt poezinë shqipe. Duket se Lasgushi i ka lëvruar të gjitha llojet e vargjeve (përfshi edhe 16-rrokëshin) e të gjitha llojet e rimave, duke filluar që nga ato më të përdorurat e deri  Mali i Thatë109
                                
   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115