Page 112 - Demo
P. 112


                                    te ato më të veçantat, si p.sh. skema rimore të tipit a-a-b-b-b-a; a-a-b-d-b-c etj. Edhe larushia e strofave të poezive, dëshmon pikërisht karakterin emancipues (në kuptimin artistik) që pati vepra e tij. Risitë në tematikëKrahas elementeve formale, edhe në nivel të përmbajtjes, poezia e Lasgush Poradecit solli prurje të reja në kontekstin e poezisë shqipe të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë. Kështu, vendin parësor që e zinte deri atëherë poezia me motive atdhetare, te Lasgushi e zë poezia e dashurisë. Një vend të gjerë zë në krijimtarinë e tij edhe lirika filozofike dhe ajo e peizazhit. Lasgushi shkroi më pak poezi të mirëfillta atdhetare dhe, në to, gërshetoi hera-herës edhe ide e qëndrime të rrafshit shoqëror. Kështu ndodh edhe te poezia “Naim Frashëri”, në të cilën, me një frymë të dukshme kritike, Lasgushi i kundërvë figurës së lartësuar të vjershëtorit kombëtar, frymën negative dhe tradhtinë e idealeve naimiane të vërejtur në vitet ‘20-’30.Pa zë çbëhet ç’u pat bërë - ç’u godit zë çkatërrohet;Ç›u ndërtua brez pas brezi, bje greminë më një çast,Ku këndoi bilbil’i kombit, grifsh’e huaj çirret pas...(“Naim Frashërit”)Lirika e dashurisë Marrëdhënia e Lasgushit me njeriun, natyrën, trashëgiminë kulturore dhe lirinë shpreh thelbin e tij filozofik për dashurinë, si dhe vetë dashurinë për jetën. Ai shprehet se besonte në dashuri. Në dy përmbledhjet poetike, lirika e dashurisë do të jetë zotëruese. Po kështu edhe në poemën “Kamadeva”, dashuria do të bëhet tema qendrore. Për Lasgushin, dashuria është ndjenja më e lartë njerëzore. Ajo është ndjenjë universale, prandaj poeti e paraqet si ndjesi që pushton mjedisin, kozmosin. Ajo është sa e lashtë po aq e re. Dashuria qëndron në themel të vetë jetës. Prej mosgjëje zunë fill Plot me jetë-e mall të valë. Zunë fill me dashuriQë kur bota zu të ngjizet “Vallja e yjve”E konceptuar sipas traditës, kjo ndjenjë e lartë njerëzore, nis atje, në mjedisin real jetësor, dhe ndez (ndizet zemëra) ndjenjën që pushton zemrën e mbetet aty përjetësisht. Dashuria me shikim të parë mbart fshehtësinë dhe magjinë e saj, e kështu ajo trondit shpirtin e dy të dashuruarve.Ku shtrohet vala përmi zallE fryn një këng’ e pakuptuar,Të pashë, motër, plot me mall,më pe me shpirt të llaftaruar. “Ku shtrohet vala”Ishe vogëloshe…isha mituri…Kur më dole mbudhe, ti moj lumja ti!“Sytë e lumtur”110
                                
   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116