Page 113 - Demo
P. 113


                                    Dashuria kërkon sakrificë, përkushtim, durim, të japësh nga thellësia e shpirtit, por njëkohësisht të jep fuqinë, dëshirën, motivin për jetë. Dashuri! Heu! Mall i ri!Dashuri! këng’ e durimit!Ti liri! Ti robëri! “Vallja e yjve”O, prandaj të dua,Prandaj vashë-e grua,Fshehtësi për mua. “Prandaj”Magjia e lindjes së dashurisë, në poezinë e Lasgushit realizohet me anë të një leksiku të veçantë e një gjuhe metaforike.Lidhja me vendlindjen dhe vendin Lidhja me vendlindjen dhe vendin shprehen nëpërmjet: lidhjes me gjuhën, lidhjes me natyrën e vendlindjes dhe atdheut, vlerësimit të trashëgimisë kulturore, identifikimit me këngën e traditës. Tashi jam dëshëruar së largu të më vish:Dëgjoju, as dëgjoju! moj këngë pleqërish!“Kënga pleqërishte ”Në katund kërcet një portë… në Liqer heshtë një lopatë…Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë…Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im. “Poradeci”Po tashi:Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi…“Poradeci”Poezia e peizazhit te Lasgushi nis si e tillë, por nyjëtohet me motive të tjera, përgjithësisht me motivin filozofik.Si shpirt’ i zi në kraharuar,U mbyll liqeri nënë male.Ndaj fund’ i ti e pasqyruar,Po shuhet nata me – nga – dalë. “Mëngjes”Në këtë ças perëndimor,Ndaj po më dehen sytë-e  mi,Kuptoj si shpirtin vjershëtorMa frymëzon një mall i ri.“Dremit Liqeri”Mbështetja në trashëgiminë poetike të Naimit Lasgushi e ka shfaqur vlerësimin dhe adhurimin për Naimin dhe e ka cilësuar atë apostull të shqiptarizmës. Për këtë ai i kushton atij dy poezi: “Naimit” dhe “Naim Frashërit”. Në poezinë e parë vlerësohet kontributi i Naimit në letërsinë shqipe.Se ngashërim’ e vjershës s’ateIsh malli i fellë-e pà të ngjarë,Posi një krua pastërsije “Naimit”111
                                
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117