Page 114 - Demo
P. 114


                                    Për Lasgushin, pa poezinë e Naimit:Bukuri e Mëmëdhethit do të ngjante e pashijuar...Gjuh’ e ëmbël e stërgjyshve do të dukej gjuh’ e vdarë“Naim Frashërit”.Ndikimet nga poezia moderne evropianeNë një nga shkrimet e tij të hershme, studiuesi Eqrem Çabej e ka shqyrtuar krijimtarinë dhe personalitetin e poetit si produkt dhe bir të kohës moderne, kur zhvillohet letërsia evropiane. Ai rendit disa poetë të shquar që kanë ndikuar te Lasgushi, si: Rilke e disa përfaqësues të tjerë të poezisë moderne gjermane, Bodleri e Rimbodi nga poezia simboliste franceze, D'Anuncio nga poezia moderne italiane etj.Interesi për njohjen e kulmeve letrare evropiane, ka qenë mjaft i pranishëm te poeti. Madje ai vetë ka përkthyer mjaft krijime poetike nga gjuhë të ndryshme: gjermanishte, frëngjishte, rumanishte, rusishte etj. Në përkthimet e tij mjeshtërore janë shqipëruar poezi e poema nga poetë të shquar, si: J. Gëte, M. Eminesku, A. Pushkin, V. Hygo, N. Lenau etj. Krahas të tjerëve, e kishte poet të prefeuar Emineskun, me poezinë e të cilit kishte rënë në kontakt qysh në vitet kur ishte student në Rumani. Ashtu si edhe në rastet e poetëve të tjerë, Lasgushi i shqipëroi mjeshtërisht krijimet e tij poetike. Mund të thuhet se me mjeshtërinë e tij, arrinte që ato përkthime të lasgushonin, duke shëmbëllyer si krijime origjinale. Por duhet përmendur fakti se edhe vetë poeti, në këtë rast në pozitën e përkthyesit, asimilonte e përfitonte prej magjisë së atyre krijimeve. Ky është një proces normal ndikimesh të ndërsjella, i cili vërehet te krijuesit e të gjitha kohërave dhe realizohet nga kontaktet mes tyre.Këto kontakte e ndikime nuk janë të rastësishme, por lidhen me prirjen e tërheqjes së poetit pikërisht pas atyre krijuesve që kishin bërë epokë në letërsi dhe kishin krijuar modele te reja letrare. Studiuesit vlerësojnë se poezia e Lasgushit, për nga përmbajtja e saj filozofike, thellësia e mesazhit lirik, harmonia e brendshme muzikore, prirja për nga poezia e pastër, mund të krahasohet denjësisht me bashkëkohësit e tij novatorë evropianë.Poezia lasgushiane erdhi si një zë i veçantë në poezinë shqipe. Ajo e pasuroi fondin e saj me një lirikë tejet origjinale, në të cilën u shkrinë harmonishëm ndjenjat më të thella e më të fshehta të njeriut – të përcjella me një ligjërim poetik mjaft të ndjerë, melodik e tronditës. Lirikat e tij janë relieve ndjenjash e përjetimesh të pafundme nga jeta e njeriut: ndjenja hareje, gëzimi, përmallimi, kujtimi, trishtimi etj.Pra, në gjurmët e poetëve modernë të kohës, lirika lasgushiane pasqyron në mënyrë të rafinuar botën e brendshme shpirtërore të njeriut, të cilën e përcjell artistikisht në mënyra të larmishme: në përjetimet e lartësuara të dashurisë dhe në jermin e vuajtjeve prej humbjes së saj, në gazin dhe në helmin me të cilat ndeshet jeta e njeriut. Këto ndjenja dhe emocione, shpesh të trazuara e të përkundërta njerëzore, poeti i materializon me gjuhën e tij të pasur e të rafinuar, e cila i mbart mjeshtërisht gjithë vibracionet e shpirtit të njeriut. Pra, kemi të bëjmë me “laboratorin krijues” të një mjeshtri virtuoz, që luan artistikisht me fjalët e shqipes, me figurat, me harmoninë tingullore, deri edhe me format grafike, duke e pasuruar kështu poezinë shqipe me një nga modelet më moderne letrare. 112
                                
   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118