Page 115 - Demo
P. 115
Studim tekstiKuptojmë tekstin1. Në ç’kohë zë fill krijimtaria e Lasgush Poradecit? Përshkruani shkurtimisht karakteristikat e letërsisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX.2. Cilat janë momentet kryesore të jetës së Lasgushit që ndikuan në formimin e tij letrar? Ndërtoni një hartë konceptesh me anë të së cilës të përvijoni veprimtarinë e Lasgush Poradecit në disa aspekte.3. Në veprimtarinë e Lasgushit, një vend të veçantë zë përkthimi. Renditni disa nga kryeveprat botërore të përkthyera nga ai. 4. Renditni veprat e Poradecit. Përcaktoni llojin e tyre (shkrime letrare apo joletrare), kohën kur janë shkruar dhe përmbajtjen e secilës prej tyre.Krijimtaria e Poradecit Titujt e veprave Koha e shkrimit dhe e botimit Çfarë përmbajnëVeprat joletrareVeprat letrare5. Çfarë i solli letërsisë shqipe botimi i dy përmbledhjeve poetike: “Vallja e yjve” dhe “Ylli i zemrës”? Si u vlerësuan këto prurje letrare?p.sh.: vetëdije estetike të re_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________U quajt themelues i ___________________________________________________________6. Për nga veçoritë e stilit të poetit, si mund të klasifikohet krijimtaria e tij? A e ka pranuar vetë poeti këtë klasifikim?7. Lasgushin e kanë vlerësuar si themelues të poezisë moderne shqipe. Ç’risi solli ai në letërsinë shqipe duke iu referuar formës, tematikës, mjeteve gjuhësore dhe stilistike?risitë në: formë a) strofa _____________________________________ b) rima ______________________________________ c) ritmi ______________________________________ d) metri _____________________________________tematikë __________________________________________________________________________________________mjete gjuhësore a) leksiku _____________________________________113

