Page 117 - Demo
P. 117
ANALIZË E VEPRËSVëllimi poetik “Ylli i zemrës”Vëllimi me poezi “Ylli i zemrës” është libri i dytë poetik i Lasgush Poradecit. Kjo vepër e pa dritën e botimit në vitin 1937, në Bukuresht (Rumani), katër vite pasi ishte botuar, po në Rumani, vëllimi i parë, “Vallja e yjve” (1933). Nëse libri i parë u quajt një sukses (shumë shpejt u shitën të gjitha (500) kopjet e botuara), i dyti e kapërceu disa herë atë. I botuar së pari në 2000 kopje, të cilat qarkulluan shumë shpejt në libraritë e Tiranës, Shkodrës, Korçës, ky vëllim u ribotua edhe në vitin 1939, në 2000 kopje të tjera, nga Shtëpia Botuese “Luarasi” në Tiranë. Përmbledhjet Vallja e yjve Ylli i zemrësStruktura ciklikeVallja e qjellit Zemra e qjellitVallja e dherit Zemra e dheritVallja e përjetësisë Zemra e përjetësisëVallja e vdekjes Zemra e vdekjesStruktura e brendshme e “Yllit të zemrës” ngrihet sipas së njëjtës arkitekture shpirtërore e poetike të vëllimit “Vallja e yjve”. Ciklet janë të ngjashme, madje në njëfarë mënyre ndjekin të njëjtin modelim. Nëse te libri poetik “Vallja e yjve”, ciklet kryesore emërtoheshin “Vallja e qjellit”, “Vallja e dherit”, “Vallja e përjetësisë”, “Vallja e vdekjes”, këtu, te libri i dytë poetik, “Ylli i zemrës”, ato shndërrohen në “Zemra e qjellit”, “Zemra e dherit”, “Zemra e përjetësisë”, “Zemra e vdekjes”. Kështu, jo vetëm pohohet vazhdimësia dhe koherenca e frymëzimit dhe idealit poetik të L. Poradecit, por edhe përforcohen e rishqiptohen një radhë motivesh të qenësishme të kësaj poezie, duke u shndërruar kësisoj në tema qendrore të krejt poezisë së tij. Në krahasim me vëllimin e parë poetik, te “Ylli i zemrës” Lasgushi duket se është edhe më i prirë të shohë në përbrendësi të shpirtit të tij, të atyre pasqyrave të ndjesive të tij të thella, atje ku, sipas tij, buron poezia e ku ngjizet fryma e saj. Fshehtësia dhe enigma janë bashkudhëtare të këtij procesi të krijimit. Figura e yllit që “del nga zemra” e digjet duke “u zhuritur” dëshmon ndjesinë e poetit në aktin e krijimit. Gjithçka është pjesë e një loje sa kozmike, aq edhe shpirtërore. Çka ndodh në qiell, reflektohet edhe në shpirt, në thellësitë e tij. Ylli i dashurisë (i vëllimit të parë) tani është yll i poezisë, i frymëzimit. Ndaj ai është përherë “i ndezur”, “i ndritur”, “i zhuritur”, “vetëtimtar”, ashtu siç përherë është e ndezur ndjenja dhe përflakja e shpirtit të poetit. Poezia “Gjuha e zjarrtë” na zbulon me tërë “llaftarinë” e vet atë çast të krijimit, atë magji e alkimi të shndërrimit të ndjenjës në gjuhë, në një gjuhë poetike, të cilën poeti e quan edhe “o gjuhë-e zemrës, o mos-e kuvenduar”. Edhe “Ylli i zemrës” ka si kryetemë dashurinë. Koncepti lasgushian për dashurinë paraqitet gati i njëjtë si edhe në vëllimin e parë. Një dashuri kjo e konceptuar si një 115

