Page 119 - Demo
P. 119
Studim tekstiKuptojmë tekstin 1. Çfarë zhvillimi pati letërsia shqipe gjatë gjysmës së parë të shekullit XX (llojet letrare, gjinitë e lëvruara dhe tematikat e spikatura)? Kur u shkrua dhe u botua vëllimi poetik “Ylli i zemrës”?konteksti kulturor _________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________koha e botimit __________________________________________________________________________________________2. Cilat janë tiparet e përbashkëta të vëllimeve “Vallja e yjve” dhe “Ylli i zemrës”? Po dallimet mes tyre? Paraqiti ato nëpërmjet diagramit të Venit.Vallja e yjve Ylli i zemrësReflektim dhe vlerësim dijesh3. Pse poezitë për liqenin nuk mund të klasifikohen thjesht si poezi peizazhi? Nënvizoni detaje që portretizojnë subjektin lirik në planin emocional.Tashi po shuhet nënë mal Qytet’i ngrysur në zi. Po ndizen yjtë dal-nga-dal Plot bukuri! plot fshehtësi! Në këtë çast perëndimor, Ndaj po më dehen syt137 e mi, Kuptoj si shpirtin vjershëtor M’a frymëzon një mall i ri. “Dremit liqeri”Valë e urtë i shtrohet anës, dalngadal e fashë-fashë, që praj zallit të përbujshëm, nisen lundrat lavarashe. Po atje ku nisen lundrat, sipër valëve paqtore,me rrëmbim të zemëruar, uji hap një gjeratore “Zemra e liqerit”Lirika filozofike njohu në penën e Lasgushit një cilësi të re, më të lartë. Idetë metafizike gjetën shprehje në lirikën e tij, duke u shkrirë në artin e tij. Tema të tilla universale të mendimit e të filozofisë, si: jeta, vdekja, përjetësia, besimi në Zot etj. u përthyen në prizmin e ndjeshmërive të tij më të holla e delikate. Poezitë e përmbledhura në të dyja ciklet, “Zemra e përjetësisë” dhe “Zemra e vdekjes”, e dëshmojnë këtë. Ato, gjithashtu, janë konceptime lirike të një frymëzimi thuajse hyjnor (siç dëshironte ta quante Poradeci), të përcjella përmes një figuracioni mbresëlënës e domethënës, në të cilin, ndjenja e mendimi shkojnë në unitet. Plot “llaftari” e “fshehtësi” përshkruhet nga poeti rruga apo shtegu i bashkimit të njeriut me Zotin, me besimin tek ai. Një rrugë e mundimshme që kalon nëpër trup, zemër e nëpër shpirt e që gjithmonë është e mjegulluar nga ndjenja e dyshimit. Vdekja e jeta jepen në një valle harmonike tipike lasgushiane, në një përqafim të pashkëputur, që nis e mbaron si një ëndërr (“Kështu rrjeth dyke kënduar/ Ëndr’e zemërës së shkretë./ Rrjeth si varg i pambaruar,/ varg i thurrur vdekje-e-jete,/ Jetë-e-vdekje-përqafuar”).117

