Page 12 - Demo
P. 12


                                    Marsel Prustmëtejshëm romani, novela, tregimi, poezia dhe teatri, të lëvruar nga autorë të shquar nga vende të ndryshme të botës. Veprave dhe përfaqësuesve nga letërsia angleze, franceze, gjermane, italiane, ruse, spanjolle etj., iu shtuan autorë dhe personalitete të shquara nga letërsia amerikane, argjentinase, kiliane, meksikane, braziliane, uruguariane, peruviane etj. Mekanizimi, jeta metropolitane, triumfi i burokracisë, imperializmi, Lufta e Parë Botërore, u dhanë fund iluzioneve për periudhën e lumtur të progresit (la belle epoque). Teoritë e reja shkencore ndikuan letërsinë dhe artin. Hapësira dhe koha u bënë kategori subjektive. Në romanet e Marsel Prustit koha bëhet shfaqje e botës së brendshme të individit: “koha e kalendarëve” zëvendësohet nga koha e shkëputur e “rrahjeve të zemrës”. U futën tema të reja letrare dhe artistike. Motivi i ndryshimit, i revolucionit, i tejkalimit të baballarëve (i pranishëm në gjithë letërsinë e fillimshekullit XX), i shkatërrimit të së vjetrës, veproi në fushën politike dhe në fushën artistike. Temat:- Konflikti baba-bir- Lufta e Parë Botërore- Burokracia dhe figura e nëpunësit- Mefshtësia dhe ankthi- Dyjëzimi- Ëndrra - Dukja- Fëmijëria- Jeta e natës- Tëhuajzimi- Tjetërsimi etj. Personazhet e romaneve janë të paqëndrueshme, me ndjesi të copëzuara, të krijuar nga grimca të shpërndara (siç imagjinohet universi në fizikën e shek. XX), pa identitet dhe koherencë. Poezia përshkohet nga dy prirje: simbolizmi dhe alegorizmi, të cilat, ndonëse të dallueshme, mund të alternohen edhe tek i njëjti autor. Teatri pati prirje nga më të ndryshmet: “teatri në teatër” i nobelistit L. Pirandelo, teatri avangardisti ekspresionistëve dhe i dadaistëve, teatri i absurdit i përfaqësuar nga E. Jonesko, S. Beket, A. Adamov, teatri epiki B. Brehtit etj. Proza e fillimshekullit XX. Në vitet e para të shekullit XX proza evropiane rimori me sy kritik modelet e shek. XIX ose eksperimentoi mënyra të reja revolucionare. Romani njohu dy drejtime paralele: nga njëra anë shkrimtarët që prishën strukturën narrative të romanit të traditës, nga ana tjetër ata që rikrijuan, mbi baza të reja, një strukturë të re narrative dhe përpunuan tema të reja, si: kujtimi, sëmundja, ëndrra, neuroza, konflikti baba-bir, burokracia, mefshtësia, tehuajzimi, pakuptimësia e jetës, “sikleti i qytetërimit” etj. Autorë të grupit të dytë janë: M. Prusti (romancier), T. Mani (romancier dhe novelist), F. Kafka (romancier dhe novelist), R. Musili (romancier), I. Svevo (romancier dhe novelist), L. Pirandelo (romancier, novelist dhe dramaturg) etj. Tema e mefshtësisë u frymëzua nga karakteri anonim dhe i standardizuar i nëpunësit Personazhi në romanin e shek. XIX dhe XXNë romanin realist dhe natyralist:- arrivist social;- e krijon vetë jetën e tij; - padroni i industrisë;- gazetari energjik. Në romanin e shek. XX:- nëpunës i mefshtë, i frustruar, i depersonalizuar;- bën jetë anonime mes masave të gjera qytetare.Përmendorja e Franc Kafkës në Pragë.Skulptura konsiderohet si një nga dhjetë monumentet me të pazakonta në botë.10
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16