Page 120 - Demo
P. 120


                                    5. Shpjegoni si e kuptoni përshkrimin e dashurisë në poezinë lasgushiane si një ndjenjë bipolare.Lexoni vargjet e mëposhtme dhe identifikoni fjalët që ndërtojnë bipolaritetin.Me zjarr ju flas…, me zjarr.Në gjirin tim kam hapur varr…Që t’i jap shpresë-edhe t’j-a marr… “Vdekja e Nositit”Dashuri! Heu! Mall i ri!Dashuri! këng’ e durimit!Ti liri! Ti robëri!  “Vallja e yjve”Që më bën kur mënt’ e mija rëgëtijnë varg e vargTë të ndjej aq fare pranë, të më jesh aq shumë larg. “Kur në flakë”6. Ç'domethënie ka fakti që poezia e dashurisë së Poradecit evokon figurat e “vashës” dhe të “trimit”? Evidentoni në vargjet e shkëputura nga poezi të tij, detaje që konkretizojnë mjedisin idilik në të cilin lind dashuria. Shpjegoni kuptimin e përdorimit të emrave “vasha”, “trimi” duke i lidhur me kontekstin.Vate prill’ i trimërisë,Më zu maj i dashurisë.M’u shti vashëza në gjumë,E-ëmbla-mi-shoqe-shumë.  “Vate prilli”Kush po shkon ashtu me bujë?Kush po vjen ashtu për ujë?Po shkon trimi si dragua,Po vjen vasha për në krua. “Kush po shkon ashtu”Thotë vasha me mëri:Trimin do ta mbaj në gji!Thonë shoqet me zili:Ay trimi ti moj ti,Po të djeg, po të bën hi, Po të fut në dhe të zi. “Po qan vasha në shtëpi”E përmi detin që pushonDel Vashëza dhe Trimi…–Dh’ashtu filluam më të vonNjë këngë dëshërimi. “Vdekja jonë”7. Cilat janë disa nga karakteristikat e lirikës filozofike të Lasgushit te vëllimi poetik “Ylli i zemrës”?Evidentoni në vargjet e mëposhtme, nga poezia “Përjetësia”, karakteristika të poezisë filozofike.Jam sot,Si vjet,      Si mot,Si përgjithënjëKur jam në trupin t’ënd,Jam domosdoKur jam në zemër t’ënde,Jam vetiuKur jam në shpirtin t’ëndJam domosdo “Përjetësia ”Detyrë 1. Poezia e Poradecit sjell risi në letërsinë shqipe të kohës. Nëpërmjet një eseje paraqitni vlerësimin tuaj për poezinë e tij, duke evidentuar veçori të organizimit/formës, tematikës, leksikut dhe figuracionit.118
                                
   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124