Page 121 - Demo
P. 121


                                    FRAGMENTVdekja e Nositit, pikturë e Halil MatoshitVdekja e Nositit “Vdekja e Nositit” është një ndër lirikat filozofike më të njohura të Lasgushit. Ka në qendër të saj motivin e sakrifikimit. Por poezia është edhe më e thellë. Sepse nuk kemi të bëjmë vetëm me një ndjenjë të sakrificës humane për tjetrin. Është vetë heroi lirik që e sublimon edhe aktin e krijimit poetik si një akt sakrifikimi. Në këtë mënyrë, ndërthuret natyrshëm edhe motivi i liqenit, si identifikim me shpirtin e ndjenjat e poetit. Zjarri i fjalës së tij është zjarrmia e krijimit, e artit poetik.Nositi është një shpend që jeton në liqen. Pogradecarët emërtojnë kështu pelikanin. Duke i pranëvënë fjalën \(në titullin e poezisë), \personifikohet dhe merr kuptime simbolike: o Poeti sakrifikon në funksion të artit dhe trashëgimisë kulturore.o Individi sakrifikon në funksion të një shoqërie më të zhvilluar e të emancipuar.Me zjarr ju flas..., me zjarr.Në gjirin tim kam hapur varr...Që t’i jap shpresë-edhe t’ja marr...Un’ ik liqerit zemërakFatlum dhe i pastër si zëmbak,Po zemra ime kullon gjak:Se vijnë - urtuar zogjtë - e mi.Dh’u jap ushqim me dashuri -Një dashuri për llaftari:Pa nis ah! gjirin ta godas...,Dh’e hap ah! gjirin më një ças..., Dh’i nginj ah! zogjtë-e vdes me gas!Ahere helmohet e buçetPas mallit tim liqeri-i shkret,E rrit tallazin posi det.Ay e tund, ay e shkund,Ay e hap sa me të mund,Gjer mun në gjit, gjer mun në fund.E shpirtin dyke ma përcjellë,Më thotë ah! shih sesa ‘sht’ i fellëKy gjir’i im që të pat pjellë....... Me zjarr ju flas, me zjarr.S T U D I M T E K S T I Kuptojmë tekstin 1. Cilën vetë përdor poeti që në vargun e parë? Kujt i drejtohet ai? Identifikoni mjetin gjuhësor me të cilin subjekti lirik identifikon vetveten, si dhe mjetin gjuhësor me të cilin identifikon marrësin. Subjektet Mjeti gjuhësor me të cilin identifikohetLigjëruesi Lexuesi Mjedisi 119
                                
   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125