Page 122 - Demo
P. 122
2. Si paraqitet lidhja e poetit me vendlindjen, lexuesin?lidhja me vendlindjen ______________________________________________________________lidhja/marrëdhënia me lexuesin ___________________________________________________3. Vargu i parë nis me fjalën “zjarr” dhe përmbyllet po me të njëjtën fjalë. Në ç’shkallë jepet gjendja emocionale? Përcaktoni kuptimin e fjalës në secilin nga rastet:zjarr (në fillim të vargut) ___________________________________________________zjarr (në fund të vargut )___________________________________________________4. Shpjegoni funksionin e përdorimit të reticencës në vargun e parë dhe në poezi.Shembuj të përdorimit të reticencës Funksioni i përdorimit 5. Në ç’kohë dhe vetë është folja në vargun e mëposhtëm?Në gjirin tim kam hapur varr...Koha ___________________________________ Veta ___________________________________Si e kuptoni ju këtë varg? ______________________________________________________________6. Lidhja e fjalëve me vizë në mes siguron lidhjen ndërvepruese ndërmjet veprimeve (marr-jap). Cili është mjeti stilistik i përdorur në vargun e mëposhtëm? Cili është subjekti të cilit i merret dhe cili është subjekti të cilit i jepet shpresa?Që t’i jap shpresë-edhe t’ja marr...mjeti stilistik i përdorur _______________________________________________________________________kujt po ia merr shpresën ______________________________________________________________________kujt po i jep shpresë ___________________________________________________________________________7. Ç’pjesë ligjërate është fjala e nënvizuar në vargun e mëposhtëm?Un’ ik liqerit zemërak8. Shpjegoni ndryshimin kuptimor ndërmjet fjalës “zemërak” dhe “i zemëruar”.zemërak ___________________________________ i zemëruar ___________________________________9. Çfarë imazhi përvijojnë vargjet e mëposhtme? Përse Nositi ndihet fatlum dhe i pastër? Fatlum dhe i pastër si zëmbak,Po zemra ime kullon gjak10. Autori nuk e përgjak së jashtmi tablonë, por orienton lexuesin të hetojë dhimbjen e brendshme. Cili është qëllimi i përdorimit të një teknike të tillë?11. Poezia nis e mbyllet me të njëjtin varg (ndryshon vetëm vendi i reticencës). Çfarë efekti krijon kjo dhe si mund të motivohet?12. Komentoni dyvargëshin: Ahere-helmohet e zë buçetPas mallit tim liqeri-i shkret.13. Vëreni paralelizmin që sendërtohet nga imazhi i gjirit të hapur të Nositit-poet dhe gjirit të hapur të liqerit. Çfarë emocionesh e idesh përcjell ky paralelizëm?14. Përse Nositi-poet i kësaj poezie vdes me gaz? Çfarë e bën vdekjen e tij të lumtur? a) Fakti që vdes pranë liqenit të dashur. b) Fakti që po vetësakrifikohet për zogjtë e vet.c) Mendimi se po shkon në parajsë. d) Mendimi se moskuptimet do të zgjidhen pas vdekjes. Argumentoni përgjigjen tuaj.15. Cila është atmosfera që mbizotëron në këtë poezi: pesimizmi apo optimizmi? Argumentoni përgjigjen tuaj.16. Ndërtoni një fjalorth me “fjalë lasgushiane”.Detyrë 1. Rikujtoni poezinë e njohur të Naim Frashërit, “Fjalët e qiririt”. A shihni ndonjë element të ngjashëm me poezinë që po analizojmë? Argumentoni përgjigjen tuaj.120

