Page 123 - Demo
P. 123
FRAGMENTPoradeciE komentuar si një poezi peizazhi për qytetin e tij të lindjes dhe për \e natyrës, për adhurimin e saj, si dhe për ndjenjën e identifikimit të poetit me të. Poezia \me mjete gjuhësore e poetike. Ajo përcjell në një mënyrë tërësisht artistike edhe ndjesi të tjera, si atë të paqes e harmonisë, ndjenjën patriotike etj. Perëndim i vagëlluar1 mi Liqerin pa kufir.Po përhapet dal-nga-dalë një pluhúrë si një hije.Nëpër Mal e në Lëndina shkrumb› i natës që po bije,Dyke sbritur që nga qjelli përmi Fshat po bëhet fir...2E kudó krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:3Në katund kërcet një portë... në Liqer hesht një lopatë...Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë...Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...Zotëroj më katër anë errësira... Po tashi:Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi...1 i vagëlluar − që mezi duket, i mjegulluar.2 bëhet fir − firon, tretet.3 pipëlim − pipëtimë, zhurmë e lehtë.Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Cilat janë disa nga emërtimet gjeografike (toponimet) që hasni në këtë poezi?2. Për ç’moment të ditës bëhet fjalë në këtë poezi? Si motivohet kjo?3. Si e përshkruan poeti natën që po bie? 4. Përse poeti përdor epitetet “plak” dhe “i përrallshëm” për lumin Drin? 5. Si e përshkruan poeti heshtjen që bie me rënien e natës? Analizë përmes shembujve 6. Lasgushi e cilëson Liqerin (liqenin) si “pa kufi(r)”. Si mendoni, përse e bën këtë?7. “Liqeri”, “Mali” dhe “Fshati” jepen si emra të përveçëm. Përse? 8. Shpjegoni kuptimin e fjalës “i vagëlluar” dhe vlerën kuptimore që merr fjala “kufi” me shtimin e fonemës “r” (kufir).i vagëlluar ____________________________________________________________________________________________________________________kufir ___________________________________________________________________________________________________________________________S T U D I M T E K S T I Perëndimi i diellit mbi liqen121

