Page 125 - Demo
P. 125
S T U D I M T E K S T I FRAGMENTTi po vjen që prej së larguPoezia \jetës\dashurisë së këtij poeti, karakterizohet nga një kompleksitet ndjenjash për të dashurën, si: malli, adhurimi, përkushtimi, dëshira, sensualiteti i fshehtë etj. Lirizmi i thellë dhe romantizmi janë tipare të qarta e të shprehura të kësaj poezie. Ti po vjen që prej së largu magjiplote-e dal-nga-dal.Ti po vjen që prej së largu dyke shkitur mi lëndina.Nënë thembërzat e tua përgëzohet trëndelina,Shtrihet luleja mitare1 e zëmbakut që t’u fal.E si shkon me hap të matur më pushton një dhemshuri:Do të tretem të kullohem në kalim të këmbës s’ate,T’i pushtoj i llaftaruar ato hapëza mëkateNdaj kalon mi tufë lulesh madhërisht si yll i ri.Dhe të qaj me mall të rëndë poshtë teje pa pushim,Poshtë fillit të poleskës2 ku do shkeli këmba jote.Të të shtroj nga dhëmbja ime një çudi prej pikash lote,Një pluhurë të përvajshme vetëm dhëmbj’ e dëshërim.Të m’a shkelësh hije-letë! të m’a shkelësh mes-për-mes!Të të shoh si më lëkundesh me sy fjetur e fatuar,Brenda lotëve të mija të të shoh të pasqyruar,E pastaj le të venitem, le të hesht, e le të vdes.1 mitare − i mitur, miturak; (fig.) që të josh me pastërtinë dhe me çiltërsinë e vet.2 poleskë − aguliçe, lule e vogël e verdhë që lulëzon lëndinave.Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Përcaktoni ç’lloj poezie është “Ti po vjen që prej së largu” për nga tematika që trajton. Renditni dy motive që evidentuat. 2. Kujt i kushtohet kjo poezi? Cilat janë të dhënat që na ndihmojnë të përcaktojmë llojin e poezisë?3. Evidentoni subjektet lirike të kësaj poezie. Me ç’mjete gjuhësore shprehen ato?• subjektet lirike ___________________________________ ___________________________________• mjetet gjuhësore me të cilat shprehen: _________ ________________________________________________________________________________ _________ ________________________________________________________________________________ 4. Përcaktoni llojin e vargut me të cilin është ndërtuar kjo poezi. Përse autori zgjedh këtë lloj vargu (për nga gjatësia/ aspekti metrik) për t’i shprehur vashës ndjenjat e tij?123

