Page 126 - Demo
P. 126


                                    Reflektim dhe vlerësim dijesh5. Nga po vjen ajo? Si përjetohet ardhja e saj nga subjekti lirik? Me cilat detaje poeti karakterizon ardhjen e saj?• ajo vjen ________________________________________________________________________________• detajet ________________________________________________________________________________6. Gjeni emrat e disa bimëve e luleve në këtë poezi. Cila është vlera e përdorimit të tyre?_____________________________________ _____________________________________ _____________________________________7. Cila është ndjenja mbizotëruese me të cilën shfaqet dashuria për vashën?8. A mund të ndërtoni një portret të vashës që dashuron poeti? Argumentoni përgjigjen tuaj.9. Si shprehet në tekstin e kësaj poezie ndjesia e dorëzimit dhe e përkushtimit ndaj së dashurës?Analizë përmes shembujve10. Ideja e largësisë fizike të së dashurës sjell përmallimin dhe përvuajtje. Si shprehen këto ndjenja në këtë poezi? Analizoni vargjet e mëposhtme duke u ndalur më së shumti te fjalët e nënvizuara.Nënë thembërzat e tua përgëzohet trëndelina,Shtrihet luleja mitare e zëmbakut që t’u fal.Dhe të qaj me mall të rëndë poshtë teje pa pushim, Poshtë fillit të poleskës ku do shkeli këmba jote. Të m’a shkelësh hije-letë! të m’a shkelësh mes-për-mes! ...Brenda lotëve të mija të të shoh të pasqyruar, E pastaj le të venitem, le të hesht, e le të vdes.11. Në vargun: “E pastaj le të venitem, le të hesht, e le të vdes”, evidentoni:• figurat letrare _______________________ _______________________ _______________________ _______________________12. Shpjegoni kuptimin e vargut: “Brenda lotëve të mija të të shoh të pasqyruar”.13. Duke analizuar me kujdes tekstin e kësaj poezie, hartoni një listë me cilësimet e ndjenjës që ushqen poeti për të dashurën.Fjala dhe përdorimi i saj 14. Në tekstin e kësaj poezie nuk përmendet fjala “dashuri”, por disa sinonime të saj. Gjejini ato dhe shpjegoni kuptimin e tyre kontekstual.15. Fjala “llaftari” është një nga fjalët kyçe të fjalorit të poezisë lasgushiane. Çfarë vlere e domethënie ka në këtë poezi?llaftari: • domethënia _____________________________________________________________________________________• vlera që merr ____________________________________________________________________________________16. Disa fjalë të kësaj poezie janë shkruar me vizë në mes. Veçojini ato dhe thoni përse janë shkruar në këtë mënyrë nga poeti. A është kjo një veçori gjuhësore e Lasgushit?Detyrë 1. Krahasoni këtë poezi të Lasgushit me një tjetër poezi të tij të dashurisë. Nxirrni disa përfundime lidhur me ngjashmëritë e dallimet mes tyre. 2. Krahasoni poezinë e Lasgushit, “Ti po vjen që prej së largu”, me këngët 8, 9, 10 të poemthit “Bukuria” të Naim Frashërit. Gjeni pikëtakime mes tyre, për nga: • tematika që trajtojnë; • mjetet gjuhësore;  • përjetimi i dashurisë; • mjetet stilistike. • vështrimi ndaj femrës;124
                                
   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130