Page 127 - Demo
P. 127


                                    Momentet kryesore të jetësMigjeni lindi më 23 tetor 1911 në Shkodër. Fëmijëria e tij do të ishte e mbushur me humbjen e njerëzve më të dashur. Në moshën pesëvjeçare, i vdiq nëna, kurse në moshën trembëdhjetëvjeçare humbi të atin, e më pas vëllain e gjyshen. Shkollën fillore e mbaroi në Shkodër, për t’i vazhduar mësimet në Tivar e më pas në gjimnazin e Manastirit. Gjatë gjimnazit të Manastirit, Migjeni do të lexojë autorë të letërsisë klasike dhe moderne. Mes tyre do të lexojë në gjuhën origjinale vepra të Dostojevskit, i cili do të ndikojë jo pak në krijimtarinë e tij. Në vitin 1927 regjistrohet në seminarin ortodoks të Manastirit, të cilin e mbaron në vitin 1932. Migjeni mbaroi seminarin, por nuk mundi të sigurojë një bursë për të vazhduar studimet e larta. Në vitin 1933 u emërua mësues në Vrakë, një fshat afër Shkodrës. Më pas do të punonte si mësues në Pukë. Puna e mësuesit do t’i krijojë Migjenit mundësinë e njohjes së kushteve ku jetonin malësorët, së problemeve të tyre ekonomike, por edhe të botëkuptimit dhe zemërgjerësisë së tyre. Këto eksperienca do të sintetizohen në krijimet e shkruara dhe të botuara në këtë kohë. Gjatë kësaj kohe ai shkroi vjersha, tregime, skica, që i botoi në disa gazeta dhe revista të kohës, si: “Illyria”, “Përpjekja shqiptare”, “Minerva”, “Jeta dhe kultura”, “Bota shqiptare”, “Bota e re” etj. Krijimet e tij poetike do t’i botonte në vitin 1936, në librin “Vargjet e lira”, i cili do të ndalohej nga censura e atëhershme shtetërore. Në vitin 1944 ky libër do të ribotohej, i plotësuar, dhe do të bëhej i njohur për lexuesin shqiptar. Në këtë periudhë ai do të shkruajë edhe shumë proza të cilat do të botohen më vonë, pas vdekjes së autorit. Millosh Gjergj Nikolla, i njohur me pseudonimin letrar Migjeni, është një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë shqipe. Krijimtaria e tij në poezi dhe në prozë dallohej nga letërsia pararendëse, jo vetëm për sa i përket tematikës, por edhe formës. Ajo solli një kthesë të madhe në letërsinë shqipe të viteve ‘30, duke mënjanuar prej saj çdo gjurmë romantizmi dhe sentimentalizmi të vonuar, madje edhe neoklasicizmi. Në qendër të veprës së Migjenit, përshkruhet njeriu në situatat më ekstreme, jo vetëm në përballje me pamundësinë sociale që të shpërfytyron fizikisht dhe moralisht, por edhe në përballje me situata ekzistenciale në të cilat jeta përballet me vdekjen e parandier.Migjeni, në një pjesë të krijimeve të tij, bën pasqyrimin e realitetit dhe të individualiteteve njerëzore në bazë të ligjësive objektive reale, gjë që ka bërë që të quhet shkrimtar realist. Megjithatë, ka nga ata studiues që kanë parë shenjat moderniste në krijimtarinë e tij, veçanërisht në poezi. Ka nga ata që e shohin si përfaqësues të një realizmi të një lloji të ri: një realizëm i shartuar me modernizmin. Migjeni (1911-1938)Jeta dhe vepraMigjeniShtatorja e Migjenit dhe e personazhit të tij, Luli i Vocërr, në Pukë125
                                
   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131