Page 129 - Demo
P. 129
“Parathania e parathanieve” si hyrje, “Kangët e ringjalljes”, “Kangët e mjerimit”, “Kangët e Përndimit”, “Kangë në vete”, “Kangët e rinis”, “Kangët e fundit”. Kjo ndarje është bërë në bazë të logjikës dhe tematikës që trajtojnë poezitë. Me këtë strukturim, ai të sjell ndër mend poetin e parë modern të letërsisë botërore, Sharl Bodlerin me përmbledhjen e tij “Lulet e së keqes”.Migjeni shfaq në këto krijime prirjen e shpërfaqjes së të vërtetave, sado të shëmtuara që mund të jenë. Kjo prirje i kundërvihej letërsisë tradicionale, që reflektonte prirjen për të përndritur të shkuarën dhe harruar aktualitetin, duke sjellë në sytë e lexuesit anën e errët të shoqërisë dhe të individit. Nëpër këto poezi, Migjeni paraqet atë që të tjerët i bën të kthejnë kokën, ose që fshehin dhe e quajnë të papërshtatshme për ta bërë objekt të krijimeve letrare. Atij i pëlqen të shohë në skutat e rrugëve, në shtëpitë ku shitet trupi e shuhet epshi, në kasollet simbol i varfërisë, në sofrat pa bukë etj. Migjeni u është larguar plotësisht temave të cilat kanë në qendër atdhedashurinë, krenarinë, jo se nuk e donte vendin e tij, por ajo që shihte në aktualitet, me sytë e tij, e bënte të vuante. Kompleksiteti i vëzhgimeve sociale dhe ndjesive personale të Migjenit nuk i përshtatej modelit tradicional shqiptar. Poezitë e Migjenit karakterizohen nga pesimizmi, dëshpërimi, por në disa raste edhe nga thirrje të drejtpërdrejta për të ndryshuar situatën. Ndër poezitë e tij gjejmë edhe nga ato me nota të forta pesimiste, si: “Vuejtja”, “Vetmia”, “Nën flamujt e melankolisë”, por dhe nga ato që i këndojnë jetës, bukurisë së saj, siç janë: “Kanga e rinis”, “Ekstaza pranverore”, “Sonet pranveror”. Migjeni, si poeti i cili i bën të dukshme në sytë e lexuesit problemet sociale, në ndonjë rast bën edhe thirrje për revoltë dhe aspiron për një botë të re të ndërtuar në bazë të drejtësisë shoqërore.Në anën tjetër, ai merret edhe me luhatjet ndjesore personale; ai e do bukurinë e jetës dhe dashurinë si burim lumturie, por ai është i vetëdijshëm se njeriu është i pafuqishëm ndaj plagëve të tilla të pashmangshme, si sëmundjet dhe vdekja. Poezitë e vëllimit “Vargjet e lira” janë interpretuar në mënyra të ndryshme në kohë të ndryshme. Për një periudhë të gjatë kohe, studiuesit i kanë kushtuar më shumë vëmendje frymës së revoltës që kanë poezitë dhe janë përpjekur ta bëjnë poetin të angazhuar dhe të lidhur me pikëpamje të caktuara politike. Pas viteve ’90, vëmendja është përqendruar më shumë te pesimizmi, te natyra e ndërlikuar e tyre, te drama personale e vetë shkrimtarit dhe te jeta e tij tragjike. Poezitë e tij janë antitradicionale jo vetëm nga tematika, por edhe nga ana formale. Poezitë e përfshira në vëllimin “Vargje të lira”, që nga titulli duket sikur e kanë të përcaktuar edhe anën formale, nuk rezultojnë të jenë gjithmonë të tilla, në varg të lirë. Vargu i kësaj përmbledhjeje qëndron midis vargut të rimuar dhe vargut të lirë. Ritmi ndryshon nga njëra poezi te tjetra. Për shembull, ritmi është herë i shtrirë dhe meditues si te “Poema e mjerimit” e herë është i shpejtë si te “Baladë qytetse”. Në disa raste vargjet e poezive janë shkruar me varg të matur, por në shumë të tjera Migjeni e çliron vargun nga rregullat, siç ndodh te “Parathania e parathanieve” apo “Nën flamujt e melankolisë”.Titujt e cikleve sugjerojnë temat dhe idetë të cilat trajtojnë poezitë e përfshira në to. Përmbledhja “Vargje të lira” fillon me poezinë “Parathania e parathanieve” në të cilën ndihet dyshimi në çdo gjë ku ka besuar njeriu, dyshim që është i përzier edhe me mllef. Përmbledhja hapet me “Kangët e ringjalljes” që karakterizohen nga besimi në ideale, 127

