Page 13 - Demo
P. 13


                                    mikroborgjez, të frustruar dhe të depersonalizuar, jeta e të cilit administrohet nga burokracia. Kjo temë ishte e lidhur me temat e sendërzimit, tëhuajzimit dhe të tjetërsimit: nga një anë, jeta e njeriut, e ndërvarur nga teknologjia dhe nga nevojat ekonomike, bëhet gjithmonë e më artificiale; nga ana tjetër, mungesa e vlerave dhe kushtëzimi i tyre nga ligjet e tregut, kthimi i artit në mall, favorizon procesin e sendërzimit, të tëhuajzimit dhe të tjetërsimit. Temat e sëmundjes (T. Man), e neurozës (I. Svevo) dhe të mefshtësisë (Kafka, Musil, Pirandelo, Svevo, Xhojsi etj.) tregonin gjendjen e mënjanuar të intelektualit në shoqërinë e shek. XX. Psikanaliza, me zbulimin e logjikës simboliste dhe interesin për ëndrrën (Kafka) ndikoi artet dhe teknikat e romanit të përroit psikik. Romani i ri i shekullit XX, me zgjidhje narrative me shumë perspektiva dhe të paqarta, ofron imazhin e njerëzve të zakonshëm në përditshmërinë e tyre. M. Prusti, Xh. Xhojsi, V. Ulf, F. Kafka, R. Musili, L. Pirandelo, I. Svevo punuan për të rindërtuar një teknikë të re rrëfimi, e cila i jep përparësi jo rrëfimit të botës së jashtme, por asaj që ndodh në brendësi të njeriut (që konceptohet si përrua i brendshëm). Ata e ndërtuan romanin mbi baza të ndryshme nga ai i traditës së shekullit XIX dhe krijuan forma të reja, të Romani i shek. XIX Romani i fillimshek XXIndividi ndjen dhimbje. Individi ndjen ankth, angështi.Individi përfshihet me vetëdije dhe i njeh shkaqet e dhimbjes.Individi ndjen siklet dhe është në gjendje sëmundjeje të vazhdueshme, të pacaktuar, në gjendje depresive, motivet e së cilës mbeten të panjohura.Idetë përshkruajnë raportet mes sendeve dhe janë shprehje të realitetitKonceptet “ndërtojnë realitetin”, nuk shprehin thelbin e sendeve, janë instrumente të përshtatshme për të fituar rezultate praktike.Romane dhe novela të fillimshekullit XXAutori, veprat Tema, motive të vepraveM. PrustNë kërkim të kohës së humbur- Reflektim i artistit për identitetin e tij- “Kujtimi i pavullnetshëm” Xh. XhojsUliksi, Dublinasi- Zbulimi i papritur simbolik i ngjarjeve të përditshme (poetika e epifanisë)- Ripërpunim i mitit në një epikë moderne- Polifoni urbane- Përroi i ndërgjegjes- IntertekstualitetF. Kafka Metamorfoza, Procesi- Absurdi, e mistershmja- Problematika fetare: humbje dhe mungesë identiteti, njohja e një qenieje absolute nga e cila na ndan një humnerë- Shkrimi si terapi që i jep kuptim jetësR. Musil Njeriu pa cilësi- Mundësitë e shumta që paralizojnë zgjedhjet- Kompleksiteti i reales- Kriza e gjuhës si instrument i komunikimit mes njerëzveT. Man Budenbrokët, Tonio Kroger, Vdekje në Venecie, Mali magjik- Konflikt mes sistemit borgjez dhe artit- Arti dhe sëmundja- Kriza e Evropës QendroreEpifania: festa fetare e Ujit të Bekuar (6 janar). Xhojsi e përdor për të treguar kujtimet e papritura në mendjen e personazhit, të cilat zbulojnë momente dhe përvoja të veçanta, të fshehura prej vitesh në kujtesë. Kur ato shfaqen, sjellin të gjitha hollësitë dhe emocionet që lidhen me ato.Xhorxho Morandi, \11
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17