Page 130 - Demo
P. 130
nga dëshira për ndryshim dhe rigjallërim. Ky cikël fillon me vargun: me hovin t’onëtë ndezun peshë, që shpreh dëshirën për të ndryshuar botën. Poezitë e këtij cikli sintetizojnë dhe shprehin idenë për zgjimin, për shpresën se do “të lindet njeriu”, i cili do ta ndryshojë botën, do ta ngacmojë dhe zgjojë ndërgjegjen për mungesën e lirisë, respektin dhe nevojën për ta ndryshuar këtë gjendje. Poezitë që përfshihen në “Kangët e mjerimit”, trajtojnë motive të një bote reale. Ato nuk janë sintezë e përvojave që vijnë nga e shkuara, as sintezë ëndërrimesh, as kujtime dashurish të shkuara. Ato janë poezi të cilat shpërfaqin vuajtjet dhe dhimbjen, të cilat poeti i lexon në fytyrat e atyre që sheh kudo. Përshkrimi i problemeve sociale në poezinë shqipe është diçka e re për kohën kur shkroi Migjeni. Subjekt i poezive të tij do të jetë lypësi në cep të rrugës, pijaneci që ka motër ngushëlluese gotën, femra që shet trupin, i burgosuri, endacaku, i sëmuri etj. Të gjithë të zhytur në mjerim. Ndërsa të tjerët u ofrojnë mëshirë, poeti përgjigjet me: Mjerimi s’do mëshirë. Por don vetëm të drejtë! Në të gjitha këto poezi ndihet pesimizmi i shoqërisë së zhytur në mjerimin ku jeton, por mbi të gjitha si pasojë e pamundësisë për të gjetur të drejtë. Ai nuk bën vetëm përshkrimin e mjerimit, por edhe një analizë të pasojave të tij. Në poezinë “Shpirt’ i ri”, poezia e fundit e “Kangëve të mjerimit”, me dëshirën për të ndryshuar situatën, poeti është ndier si shqiponjë në fluturim, por i përballur me pamundësinë për të bërë diçka, ai ndjen së është kthyer si një pëllumb i plagosur. Te “Kanga e Përndimit”, njeriu i Migjenit ka flakur tutje besimet e vjetra, ka shkurorëzuar perënditë e shkuara dhe është “dehun nga besimi në vete”, është i gatshëm të ndërtojë “nji tjetër jetë”.Te poezia “Kangë më vete”, ndërtuar si një monolog, heroi lirik shfaqet i lodhur nga përpjekjet e tij dhe i vetmuar. Rrëfimi nis dhe shoqërohet gjithë kohën nga era e ftohtë që fryn jashtë, së cilës poeti i frikësohet “se ma fikë kët dritë”, të cilën e ruan në shpirt. Te “Kangët e rinisë” ndihet sikur shpresa ringjallet. Në poezitë “Ekstazë pranverore” dhe “Soneti Pranveruer”, ndihet hare, e cila vjen si një hov i fundit që bën shpirti për të jetuar. Duket sikur poeti ndjen besim te jeta. Poeti shfaqet me dëshira të shumta, ndaj ai po buzëqesh në lulëzim, ndoshta një moment përmirësimi i shëndetit, ndoshta trokitja e dashurisë, por edhe ajo nuk mund t’ia ndryshojë fatin.Dashuria e tij është në formë platonike. Gruaja që dashuron është një bukuri e adhurueshme, ndaj i drejtohet me shpirt. I dashuron shpirtin, jo trupin. Atë nuk e përshkruan si trup, por si fytyrë. Sytë herë të kaltër si te Z. B, apo të zezë si te “Një natë”, përfaqësojnë shpirtin e saj. Sensualiteti nuk shkon përtej buzëve, si te poezia “Dy buzë”, i drejtohet “Grue a hyjneshë” te “Një natë” duke e soditur dhe jo duke e parë me epsh.“Kangët e fundit”, të shkruara në vitin 1937, janë poezi që përshkruajnë atë që po përjeton poeti. Gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ai e ndjen se vdekjen e ka shumë pranë. Poezitë e këtij cikli, si: “Një natë pa gjumë”, “Vuejtja”, “Vetmia”, janë tregues i asaj që po përjeton poeti, humbjes së shpresës. Ai ndjen se po fiket, në errësirë dhe në vetmi. Në vjershën “Vuejtja”, Migjeni sintetizon ndjesitë e fundit kur je në pritje të më së keqes. “Kanga që s’kuptohet” konsiderohet edhe si testamenti i tij lirik. Migjeni në këto vargje sintetizon dhimbjen për mjerimin e përgjithshëm, por edhe vuajtjen dhe fatin e tij. Në këto vargje ai e identifikon këngën e tij me vajin për fatin e tij, një lamtumirë e dhimbshme. Kur vdiq Migjeni, ndonjë kritik i kohës e quajti meteorit që ndrin në qiell dhe shpejt e shpejt shuhet. Migjeni s’ishte meteorit, por diell që ndrit…Nonda Bulka128

