Page 131 - Demo
P. 131
Novelat e qytetit të veriut Në prozat e përmbledhura në “Novelat e qytetit të veriut”, Migjeni vazhdon të trajtojë një sërë temash të paraqitura në poezitë e tij. Në këto proza, paraqitjes së jetës së vështirë materiale, situatave kushtëzuese jetësore dhe vuajtjeve të shumta i përgjigjet zhveshja nga vlerat shpirtërore dhe morale të individit.Problemet sociale bëhen përcaktuese të karakterit të individit e kjo bëhet subjekt jo vetëm i prozave me temë nga fshati, por edhe i atyre që vendosen në qytet. Migjeni tregohet i ndjeshëm ndaj kohës së tij, reflekton për problemet dhe shqetësimet e bashkëkohësve, merret me tema nga jeta e përditshme, me problemet e mprehta, si: varfëria, mungesa e shpresës, por dhe rrjedhojat e tyre, si: zvetënimi moral, revolta dhe nevoja për ndryshim. Përtej malësorit të fortë, krenar e të virtytshëm, që aq shumë e ka ngritur lart letërsia e traditës, ai sheh atë që mjerimi i ka përkulur kurrizin, por edhe i ka transformuar karakterin, i ka thyer dinjitetin. Në skicën “Legjenda e misrit”, apoteoza e perëndive është zëvendësuar me apoteozën e misrit. Misri nënkupton jetë, e malësori lë mënjanë krenarinë e tij, shkel mbi dinjitetin, lëviz copa e malit pa bëzajt, për të marrë një gjysëm Struktura e përmbledhjes \Parathania e parathanieveKangët e ringjalljes Kangët e mjerimit Kangët e Përndimit Kangë në vete Kangët e rinisë Kangët e fundit 1. Kangët e ringjalljes2. Të birtë e shekullit të ri3. Të lindet njeriu4. Zgjimi 5. Shkëndija6. Kanga e rinis7. Kangët e pakëndueme 1. Poema e mjerimit 2. Baladë qytetëse 3. Recital’ Malsorit 4. Lagja e varfun 5. Blasfemi 6. Melodi e këputun 7. Kanga e të burgosunit 8. Kanga e dhimbës krenare 9. Trajtat e mbinjeriut 10. Rima e tretun11. Vjeshta në parakalim 12. Kanga skandaloze 13. Rezignata14. Fragment 15. Shpirt’i ri16. Motivet17. Pesha e fatit 1. Kanga e Përndimit2. Shpirtëntshtegtarë 1. Kangë në vete 1. Ekstazë pranverore 2. Dy buzë3. Sonet pranveruer 4. Z. B.5. Ndeshja6. Një natë 7. Lutje 8. Mbas tryezës 9. Hidhet e përhidhet 10. Malli rinuer 1. Nja natë pa gjumë2. Vuejtja 3. Frymëzim i pafat 4. Kanga që s’kuptohet5. Vetmia6. Nën flamujt e melankolisë7. Kanga e fundit TEMATIKA∙ Nevoja për ndryshim, rigjallërim.∙ Besimi në ideale, në shpresën se bota do të ndryshojë.∙Problemet sociale të një shoqërie të zhytur në mjerim. ∙Pesimizmi përpara pamundësisë për të gjetur drejtësi.∙ Goditja e shpresës nga pamundësia për ndryshim.∙ Mungesa e besimit te ndryshimi.∙ Nevoja për ndryshim dhe dëshira për të besuar te vetvetja dhe tek e ardhmja.∙ Besimi tek e reja.Dhimbja dhe trishtimi nga përpjekjet e dështuara, si dhe frika për jetën. ∙ Besimi te jeta, tek e ardhmja.∙ Besimi te dashuria.∙ Besimi te rinia, te ndryshimi.∙ Humbja e shpresës.∙ Dhimbja për fatin e tij.∙ Dhimbja që i shkakton vetmia.∙ Dhimbja si parandjenjë e vdekjes që po vjen. 129

